Lajm/ Donald Trump rikthehet në rrjetet sociale, krijoi platformën e tij,

0

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se është rikthyer në rrjetet sociale nëpërmjet platofrmës së tij të emëruar  “E vërteta Sociale”, pasi u dëbua në janar nga Tëitter, Facebook dhe YouTube.

Rrjetet sociale e akuzuan atë për nxitje të dhunës para ndjekësve të tij, që nga sulmi në Kapitol më 6 janar.

“Unë krijova ‘Truth Social’ dhe grupin ‘Trump Media and Technology’ për të kundërshtuar tiraninë e gjigantëve të teknologjisë,” tha ai, duke shtuar se platforma e re do të funksiononte deri në vitin 2022 .

Ai shprehu synimin e tij që kompania që do të menaxhojë grupin të listohet në bursë.

“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Tëitter, megjithatë presidenti juaj i dashur amerikan hesht. Kjo është e papranueshme,” shpjegoi manjati i pasurive të paluajtshme, duke shtuar se qëllimi i sitit të ri do të ishte “t’i japë një zë” “të gjithëve”.

Aplikacioni për të hyrë në sit është në dispozicion në Apple App Store dhe operacioni i tij pilot (“beta”) do të fillojë për përdoruesit e ftuar në Nëntor, sipas njoftimit për shtyp të kompanisë. Gjithashtu do të ofrohet një shërbim abonimi me video.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu