12.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025
BallinaPakategoriOligarkia paguan që të kemi një opozitë të dobët

Oligarkia paguan që të kemi një opozitë të dobët

Date:

Related stories

KLP cakton datën kur do të votohet drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot se drejtori...

Ja 12 shtetet, qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha aplikimet për imigracionin...

brahim Rugova, ikona që i dha kombit zërin, fytyrën dhe fisnikërinë e lirisë

Shkruan Halil Teodori Ka personalitete që nuk i përkasin vetëm...

Arrestohet në Bruksel bashkpunëtorja në afera e Edi Ramës Federica Mogherini

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e...

Si lypsar

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Si lypsar U rrek shqiptari deri në...
spot_img

 Shkruan Daniel Muçaku 

Dje në parlament pati debat të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ku ndër të tjera Basha përmendi emrat e dy oligarkëve. Më pas në emisionet televizive të darkës të kësaj të enjte kjo ishte temë e debatit. Andi Bushati në Open tha se ky debat në parlament mes tyre ishte i stisur. Por më kryesorja e debatit kishte të bënte me një shqetsim të madh publik: Oligarkia po paguan lekë që të kemi një opozitë të dobët e që të mos vijë në pushtet.

Kjo është kriminale.

Të investosh për të mos patur opozitë serioze dhe të besueshme në mënyrë që të mbetet kryeministri Rama në pushtet, kjo strategji e këtij grupimi duhet demaskuar.

Një shoqeri nuk mund të jetë e lirë kur nuk ka opozitë serioze, sepse një opozitë e blerë shkatërron demokracinë reale në një vend.

Denoncimi që bëri sot Basha është inkurajues nëse e konkretizon me padi në SPAK dhe me fakte, por nëse e ka bërë thjesht për hakmarrje ndaj disa oligarkëve që po kalojnë dhe ndihmojnë Berishën që ndodhet në bazën e PD-së për të rrëzuar Bashën, kjo nuk është e besueshme, duke ia zhbërë akuzën.

E saktë është se ka vite që oligarkia ka investuar për një PD të dobët dhe të shkatërruar. Dhe ia ka arritur qëllimit, por deri dje Basha nuk ka folur, nuk ka denoncuar publikisht apo në organet e drejtësisë.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu