Mundësi tjeter për maturantët, plotësoni Formularin A1/A1Z në këto data. Si të aplikoni

0

Maturantët do të kenë mundësi të plotësojnë formularin A1/A1Z në datat 18 deri 20 gusht 2021.

Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, u jepet shansi të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 18 deri 20 Gusht 2021.

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z.

Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu