Ja mesazhi i parë i Presidentit Afgan në mërgim: Politika dështoi në Afganistan

0

Presidenti afgan Ashraf Ghani u shfaq në një videoklip për herë të parë pasi u largua nga vendi të Dielën, 15 Gusht. Afgania Kaama Press tha se mesazhi u dha nga Arabia Sauditr, por një njoftim zyrtar më herët sot, bëri të ditur se Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti afgan Ashraf Ghan gjëndet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 Ghani tha se Forcat Kombëtare Afgane të Mbrojtjes dhe Sigurisë nuk u mposhtën, por Ashraf Ghani tha se ai nuk ishte i gatshëm të ikte nga Afganistani, por një komplot për vrasjen e tij e bëri ekipin e tij të sigurisë ta largonte nga vendi.

Ghani tha se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë në mërgim dhe po diskuton për t’u kthyer në Afganistan, me qëllim për të kontribuar në garantimin e drejtësisë dhe sovranitetit të popullit afgan.

“Unë mbështes negociatat në vazhdim të filluara nga kreu i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah dhe ish -Presidenti Hamid Karzai”, tha Ghani.

Në lidhje me akuzat për vjedhjen e miliona dollarëve, ai i mohoi dhe tha asgjë nuk kishte marrë në ikje madje as laptopin, librat dhe sender e tij personale.

Ashraf Ghani tha se ai u largua nga vendi për të parandaluar gjakderdhjen në Kabul, ashtu si dikur bënë ish -udhëheqësit në Afganistan të cilët më pas u kthyen përsëri në vend.

Presidenti afgan tani në mërgim tha se ai kishte thënë disa herë më parë se procesi i paqes ishte një dështim dhe se përgatotja e këtij procesi duhej të ishte bazuar në përvojën e popullit afgan.

Ghani megjithëse nuk zbuloi shumë gjëra, premtoi të tregojë gjithçka me detaje në të ardhmen.

Ghani foli në një kohë kur vendi është ende në një vakum politik dhe udhëheqësit kryesorë të talebanëve kanë shkuar në Kabul për të diskutuar për qeverinë e ardhshme. /noa.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu