Ejlyl përballet me tmerrin që kaloi dikur me Kemalin, të hënën në “Lule të vetmuara”

0

Meral e frikësuar telefonon Zehrën dhe i tregon se ka shkuar për të bërë analizën e ADN-së. Zehra i thotë të gjejë një mënyrë për t’ia mbathur por Meral nuk ka shpëtim. Kader dhe vajzat shkojnë të blejnë telefon. Meral bën analizën dhe i tregon Zehrës se për të gjithçka ka mbaruar dhe gënjeshtra do të dalë në shesh.

Zehra është e bindur se do ta gjejë një zgjidhje. Toprak sillet me Metinin sikur ta kishte fëmijën e tij dhe Byshra nuk e duron dot këtë duke i thënë se prindërit e tyre kanë vdekur. Toprak e bind Byshrën se ai dhe Feride nuk do zëvendësojnë prindërit e tyre biologjikë. Ejlyl dhe Songyl gjejnë në rrugë një fëmijë të humbur dhe e çojnë në komisariat. Atje Ejlyl sheh një vajzë e cila po kalon të njëjtin tmerr që ajo kaloi me Kemalin. Ejlylit i kujtohen të gjitha skenat me Kemalin dhe Mesuden që nuk e besonte. Ajo i del në mbrojtje vajzës dhe i tregon që kaluar të njëjtën histori./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu