Lule të vetmuara/ Policia arreston vajzat e jetimores për vrasjen e Kemalit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Nazan planifikon të përjashtojë nga shkolla Ejlylin. Songyl rikthehet në jetimore dhe u tregon mikeshave sa mirë ia kaloi. Kader ka frikë se Songyl do largohet nga jetimorja.

Feride i shmanget Toprakut pasi ndihet e turpëruar nga nata e djeshme. Gynej i kërkon falje Songylit por ajo nuk e pranon faljen e tij. Seda vendos të birësojë Songylin dhe shkon në jetimore për t’ja thënë këtë vendim. Por në jetimore ndodh një e papritur. Policia arreston të katër vajzat me akuzën se kanë vrarë Kemalin. Defne i ka denoncuar vajzat në polici.

Serkan e merr vesh këtë dhe vendos të vetëdorëzohet në polici. Nazan nuk e lejon Serkanin dhe e mbyll në dhomë. Serkan arratiset nga dritarja e shtëpisë. Vajzat e jetimores përfundojnë prapa hekurave. Mesude beson vërtet që Ejlyl ka vrarë Kemalin. Ejlyl i bërtet të ëmës dhe e përzë. Feride kritikon Mesuden sepse sakrifikoi të bijën për bashkëshortin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu