Nuk thithi kokainë të pastër, ndaj Rama Shkarkon kryebashkiakun miliarder të Bulqizës Lefter Alla. Priten video të tjera me të gjatë e të shkurtër!

0
Shkruan Sokol Pepushaj
Pak minuta më parë na çanë me deklarata se kryetari i bashkise, miku i Edi Ramës nuk thithte kokaine as te paster as te papaster, bile as qe e njihte, por shpejt ndodhi ndryshe. Po çahen rrjetet sociale që ky të arrestohet, pasi qindra shqiptarë vuajnë dënime të rënda nëpër burgje vetëm se dikush i akuzonte se punojne neper parcelat e pushtetareve e politikaneve dhe u kapen nga policia duke thare apo vjelur hashash per me pak se 20 dollare ne ditë. Shune te tjere jane burgjeve sepse u kapen me më pak se nje gram cigarete qe edhe e perdornin. Por sot ndezet debati se kryebashkiaku i Bulqizës u kap me video duke thithur kokainë, njera ndër drogerat më të shtrenjta në botë.

Pasi u pa qartë se nuk kalohet presioni popullor, shteti u detyrua të zbythet dhe nga momenti në moment prite edhe arrestimi i tij.

Situata është shumë e nxehtë dhe rënia një e nga një e kryebashkiakëve ka tronditur shefin e qeverisë, i cili tashmë nuk i kontrollon dot të gjithë shqiptarët që njëzëri çirren në rrjetet sociale se këta milionerë pa rroga kanë abuzuar e po abuzojnëme besimin dhe pasuritë marramëndëse dhe se populli vuan burgim për hiçgjë dhe Edi Rama ka rreth vetes hajdutë, kriminelë, drogmenë dhe thjeshtë i liron nga detyra vetëm pas prseionit të fortë nga miliona shqipçtarë.

Ky person nga ish mësues i edukimit fizik dhe fukara, arrin të bëhet pronar miniere dhe milioner. Pas shperthimit ne rrjetet sociale te mbare opinionit dhe pas një paralajmerimi se do kete nje video të dytë shumë më kompromentuese, erdhi vëndimi i sforcuar për “shkarkimin” e tij.

Disa thone se nuk u “shkarkua” se perdorë kokainë, pasi janë gati të tërë pushtetarët e politikanët përdorues drogërash, por se nuk e thithi pastër, pra nuk u ruajt nga kamerat.

Ditet ne vazhdim priten zhvillime të reja e nese ka video për të gjatë e të shkurtër, do ndodhin mrekulli.

Kështu po flitet gjithandej  nëpër ca labirinthe ku nuk hyn ligji famëkeq i shpifjes…

Vendimi pas publikimit të videos me kokainë

Me një vendim qeverie, të firmosur nga kryeministri Edi Rama është shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. Vendimi i qeverisë është marrë pasi u publikua një video-skandal ku kryebashkiaku  mendohet se po  thithte  kokainë në një bar ne  qytetin e Bulqizes/ Tirane me 01/O4/2020

Ky vëndim po qarkullon gjithandej, por edhe në mos qoftë ky, një vëndim i tillë do vijë shpejt. Pse do vijë, thotë dikush?

Sepse nuk mund të ndodhë dy versionet e kryebashkiakut:

1- Nuk jam unë ai  që thiuthë drogë.

2- Është montim.

Por videot e rëniet e hienave do jene të shpeshta e të sigurta.

Është në radhë një tjeter derisa të shkojë siraja lart në Olimp!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu