Gazetari Artan Hoxha e nxjer me video duke thithë kokainë, ky thotë se ja kanë inat! Nga mësues fshati, pronar miniere/ Kush është Lefteri Edi Ramës

0

Pasditen e sotme u publikua videoja ku shihej qartë se si kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla bënte namin duke thithur kokainë në një ambient publik. Jo vetëm kaq, por kur dolën imazhet, ai i mohoi pamjet duke thënë se nuk ishte ai.

“Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht”, tha Lefter Alla ditën e sotme.

Mirëpo, kush është Lefter Alla dhe cila është CV-a e tij?

Sipas ABC news ai është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak. Duhet thënë se CV-a e Allës lë shumë për të dëshiruar, madje shumë e vobektë. Më tutje, thuhet se ai ka dhënë mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë në periudhën 89-90 dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqizës.

Ndërkohë, më pas theksohet se prej 17 vitesh rresht, Lefter Alla ka qenë në krye të një kompanie në fushën minerare.

Një detaj që nuk duhet harruar është se tetorin e shkuar Policia arrestoi në Tiranë, djalin e Lefter Allës, shtetasin Enio Alla, 19 vjeç, pasi u kap me 5.2 gram kanabis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu