I lindur për të sfiduar dhe fituar

0

-Intervistë ekskluzive me Përfaqësuesin e Autorizuar të Kompanisë “Kosovo Management Consulting”, Kushtrim Kozmaqi.

Nga Prishtina: Arben Lagreta*

Nuk më kishte rastisur më parë që të ndërmerrja një udhëtim për në Prishtinë enkas për një intervistë. Kjo ndodhi pak ditë më parë me insistimin e Përfaqësuesit të Autorizuar të Kompanisë “Kosovo Management Consulting”, Kushtrim Kozmaqi. Pas njohjes dhe prezantimit krejt të rastësishëm në rrjetet sociale si pasojë e thirrjes që ai kishte bërë për kompaninë e tij, Kushtrimi insistoi që të shkoja e ta takoja personalisht në Prishtinë me qëllim që edhe intervista të dilte sa më origjinale.
Në raste të tilla kur më duhet jo rrallë që të bëj intervista në distancë, këtë e kam bërë me lehtësi sepse interneti të ofron këtë mundesi por me Kushtrimin duket se kjo nuk funksiononte. Udhetimin vajtje-ardhje brenda dites në Prishtinë nga Tirana e bëra ditën e premte më datë 17 janar. Mbase koincidence por bash në 552-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu….

I imët dhe elegant në paraqitjen e tij të jashtme mund të them me plot gojë se një gazetar e ka të vështirë që ta ndjekë Kushtrimin qoftë edhe ne prononcimin e tij për një intervistë. Kjo sepse edhe gjatë bisedës paraprake si edhe gjatë regjistrimit ai i përgjigjej telefonatave të panumërta që na ndërprisnin kohë pas kohe. Mbase këtu ka vend ajo thenia e hershme sipas së cilës, në përgjithësi, të diplomuarit për shkencat ekzakte janë më të suksesshëm në jetë se ato të shkencave shoqërore dhe të letrave…

Por nga ana tjetër, pavarësisht shpërndarjes dhe axhendeës së tij të ngjeshur që reflektonte edhe në ato pak orë që ishim bashkë, intervista nuk më mori kohë sepse dukej se Kushtrimi kishte cdo përgjigje koncize në gojë dhe në këtë pikë nuk pata fare nevojë që t’ia bëja 2 herë të njëjtën pyetje.

A.L.

Në fillim do të ishte me interes për lexuesin një resume e vogël e juaja. Kush është Kushtrim Kozmaqi?

Kam lindur dhe rritur në Prishtinë, jam 33 vjec dhe i martuar që nga viti 2018, me gruan e ëndrrave të mia.

Dikur punonim bashkë me gruan në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Departamentin e Financave ku unë vazhdoj të punoj tutje me një kontarte pa afat si zyrtar i lartë për buxhet dhe finaca, kurse gruaja ime me kontrate me shërbime të vecanta.

Në shkurt të vitit 2019 Zoti na bekoi me një vajzë, Hanën, ku gruaja ime si gjithmon e përkushtuar në familje, u detyrua që t’i përkushtohej vajzës sonë duke u pajtuar edhe me fatin që do të mbetej pa punë.

Unë si burri i saj nganjëherë ndihesha fajtorë, për humbjen e punës së gruas, E tmerrshem kjo ndjenjë…

Mendova gjatë e gjatë dhe duke pasur parasysh se gruaja ime ishte një studente e diplomuar shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, një punëtore shumë e madhe dhe e zonja në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dikur, vendosa që të investoj dhe të hap një biznes me emrin Kosovo Management Consulting me pronare gruan time.

Për ti ndihmuar rreth hapjes dhe te gjitha proceduarve u regjistrova si Pëfaqësues i Autorizuar i Kompanisë me datë 09.dhjetor 2019. Kompania “Kosovo Management Consulting” e regjistruar nga data e lartëpermendur mendon të fillojë nga aktiviteti të shtunën tjetër datë 2 shkurt 2020.

Ku do të konsistojë aktiviteti i “Kosovo Management Consulting”?

Aktivitetet krysore të kësaj kompanie do të jenë aktivitetet e këshillimit për biznes, këshillat e tjera për menaxhim si dhe aktivitetet e kontabilitetit, libëmbajtjes dhe auditimit si dhe këshillime tatimore.

Gjatë bisedës më përmendet edhe aktivitete të tjera. C’farë tjetër më konkretisht për lexuesin?

– Ativitetet e tjera me te cilat do të veprojë kompania jonë janë:
-Aktivitetet tjera shërbyese në mbështetje të bizneseve, organizimi i konferencave dhe panaireve afariste, aktivitetet mbështetëse arsimore, aktivitetet e përkthimit dhe interpretimit, aktivitetet e specializuara të dizajnit, aktivitetet e programimit kompjuterik , web portalet, teknologjia tjetër informative dhe aktivitetet shërbyese kompjuterike, aktivitetet e kombinuara shërbyese të administrimit të zyrave, aktivitetet e udhëheqjes së ndërmarrjeve dhe aktivitete juridike.

Le të vijmë tani në ditën që keni caktuar për celjen zyrtare të Kosovo Management Consulting të shtunën datë 1 shkurt në Prishtinë. C’mund të na thoni në mënyrë paraprake për këtë ditë të shënuar për juve?

Mendojmë dhe jemi duke punuar shumë në organizimin e Kampanjes së Kompanisë me rastin e hapjes dhe fillimit të aktiviteteve te saj. Konkretisht jemi ne bisedimie me shumë këngëtar/e të skenës së artë të muzikës shqiptare per të kënduar në eventin e kompanisë, gjithmon duke investuar në marketingun e kompanisë e besoj që kjo do të shperblehet.

Si dicka që ja vlen te ceket, kemi bërë thirrje në rrjetet sociale dhe reklama të tjera që talentët e rinj të muzikës të aplikojnë për promovimin e tyre në eventin tonë duke e dërguar një demo të këngës së tyre ne kontaktin tonë. Përzgjedhja e tyre do të bëhet nga këngëtarët e artë qe jemi duke i kontaktuar cdo ditë dhe do t’i kontraktojmë në ditët në vijim për eventin tonë.

A do të ftoni shumë këngëtarë dhe artistë shqiptare në spektaklin e datës 1 shkurt në Prishtinë?

Në fakt do të jetë një numër i limituar artistësh që do të promovohen në eventin tonë por nuk do të ndalemi me kaq. Biletat e koncertit i cili do të vazhdoj pas kampanjes së kompanisë kemi menduar që të kenë cmimin 10 Euro. Mendojmë që 15 % nga fitimi total nga shitja e biletave t’i investojmë në artistët e përzgjedhur natën e eventit, duke ju ndihmuar në incizimin e albumit te tyre dhe të tjera kërkesa që i kanë të nevojshme dhe të domosdoshme.

Po ashtu atë natë do të prmovohet edhe shqiptari i cili jeton në gjermani Kristian Thaqi me origjinë nga Kosova si formulist i Nivelit F4. Do të vazhdojmë ti ndihmojm me 15% tjera të fitimeve nga biletet, duke e sponzorizuar per garat në F3.
Nuk do të jenë të mjaftueshem këto mjete për të, por gjatë koncetit do të kërkojmë sponsorë të tjerë për djaloshin e talentuar Kristian Thaqi që ditët e fundit ishte në takim punë në Prishtinë me ne.

Gjatë korrespondencës sonë të parë ju më këni folur edhe për një djalë të pamundur i cilin do ta ndihmoni. Për c’farë është fjala?

Po, është një dajlë i ri i cili ka lindur në karrocë sepse është me aftësi të kufizuara që njëzet vite e më teper dhe mendojmë që ta ndihmojmë me 15 % të tjera nga fitimi i shitjeve të biletave. Pra jo drejtëpërdrejtë me mjete por duke e punësuar në kompanin tonë me një pagë mesatare të Kosovës. Ky djalë quhet Erblin …. identitetin e te cilit nuk do ta zbuloj në tersi. Ai ka trokitur në derën tonë permes rrjeteve sociale dhe ka kerkuar ndihmë duke kërkuar ta ndihmojmë që të shkoj në Gjermani për të punuar. Menduam mirë e mirë dhe në fund vendosëm që ikja e tij nuk ishte zgjidhje. Mendojmë se do ti ia dalim ta ndihmojmë dhe ta punsojmë në Kosovë konkretisht në Gjakovë në qytetin e lindjes së tij.

Shumë interesant ky prezantim dhe në kaq pak kohë Kushtrim, unë ndjehem i sqaruar plotësisht. A keni gjë për të shtuar tani që jemi ballë për ballë?

Une u mudova t’ju prononcohem drejtperdrejt sepse ju vlesoj si gazetar ne bazë të prezantimit tuaj dhe u mundova shpejt që t’jua jap këto të dhëna. Punë të mbarë dhe shpresojmë që do të nxjerrësh me te miren nga vetja me storien tuaj për Kompanine Kosovo Management Consulting.

PRISHTINE, 17 JANAR 2020

*Autori është Koordinator i Rajonit të Veriut dhe i Marrdhënieve me Jashtë në Unionin e Gazetarëve Shqiptare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu