VIDEO: Fëmijët e pasur të pushtetarëve s’pyesin për shtet, xhirojnë gomat e makinave luksoze para Komisariatit të Policisë nr.6

0

Një video ku tregon një xhirim të çmendur gomash përpara një komisariati policie, po bën xhiron e rrjetit orët e fundit. Videoja është publikuar nga faqja “RichKids” në Instagram, ku tregohet se si një automjet i llojit “Benz AMG”, xhiron gomat si i çmendur dhe bën ‘drift‘ përpara Komisariatit të Policisë nr.6 në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Pa ju trembur syri fare, djemtë e pasur e të fortë të Tiranës sfidojnë policinë dhe bëjnë manovra të palejueshme në rrugë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Nuk dihet personi që e drejton këtë mjet, por me siguri pas tij fshihet një i ri i apasionuar pas adrenalinës, për të cilën guxon të sfidojë edhe shtetin. “Rrimë sipër shtetit,”– shkruhet krah videos së publikuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu