Analisti Fatos Lubonja ka folur sot pas sulmít që i është bërë makinës së tij. I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja u shpreh se sipas rrethanave duket që është një sùlm i qëllimshëm.
“Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, ishin thyer xhamat, që dukej e qëllimshme. Ishte një akt vandal, akt ùrrejtje nga dikush”, u shpreh Lubonja.
Ndërkohë u pyet nëse autori mund të ketë qenë i njëjtë me sulmín në korrik dhe përjashtoi një gjë të tillë.
“Ai është i arrestuar. Nuk do të jetë ky. Pistat janë të shumta, por mua pista më çon te një ùrrejtje për qëndrimet politike. Kryeprotagonisti i kësaj klime ùrrejtjeje është kryeministri, që del aty e thotë ‘ndiqeni analistin’. Një nga këta analistë jam edhe unë. Unë e marr si akt kërcëními. Ne nuk jemi me bodigardë, nuk na mbron shteti, për ato që themi mund të shkojmë dhe në gjyqe. Këto janë akte vandale, që të kthejnë në kohët e errëta”, u shpreh më tej analisti.
Ngjarja ka ndodhur natën e Vitit të Ri. Policia ka nisur hetímet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë ka ardhur një reagim dhe nga PD, ku dënohet akti i rëndë kundër analistit.
A.B.:E.K