Fillon “lufta e madhe” që do i çojë të tërë në burg: Gjykata e Posaçme ‘rrëzon’ SPAK! 3 gjyqtarët që shkurtuan dënimin e “Dajtit” do shkojnë në burg!

0

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që për tre gjyqtarët e dosjes “Dajti”, Skënder Damini, Petrit Alija dhe Aleks Nikolli të pushohen hetimet është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Pas një viti hetime, të cilat janë zgjatur dy herë, prokuroria pretendon se ka rezultuar që nuk ka asnjë provë dhe fakt për akuzat e ngritura.

Për shkak të akuzave të ngritura, çështja kaloi automatikisht në SPAK dhe prokurori i posaçëm, kërkoi nga Gjykata pushimin e hetimeve. Pas një seance që zgjati rreth 1 orë, Gjykata vendosi të kthej dosjen për hetime të mëtejshme.

Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Alia, u vunë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas akuzave publike se pranimi i gjykimit të shkurtuar që shpëtoi Dajtin, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, nga burgimi përjetë, ishte aferë korruptive.

Në shkurt të 2019-ës, banesat e 3 gjyqtarëve u kontrolluan me urdhër gjykate, por nuk u gjet asgjë kompromentuese, sa i takon rastit dhe çështjes Dajti.

Tre gjyqtarët i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu