Ju ka ardhur në majë të hundës me të korruptuarit? Epo ju vetë mund të bëheni bashkëpunëtorë të prokurorisë së posaçme SPAK, që sapo ka hapur faqen zyrtare të internetit dhe në të parashikon edhe përfshirjen e cdo qytetari që ka informacion apo dokumente mbi zyrtarët e lartë të korruptuar . E rendesishme eshte se mbeteni anonime dhe ndihmoni nderkombetaret ne hetim, i cili eshtë i shpejtë dhe diskret.
Në fund të Website SPAK.AL të hapur së fundmi nga prokuroria e posaçme SPAK, mund të shkruhet emri , mbiemri dhe të dhënat personale, ose mund të zgjidhet anonimiteti, të jepet adresa email dhe të shkruhet shkurtimisht për rastin e korrupsionit si dhe të ngarkohen dokumentët për rastin e të korruptuarit. Edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit bashkëpunimi me qytetarët parashikohet mjaft i rëndësishëm, ndaj për këtë shkak do të vendoset një linjë e gjelbër për raportimin e korrupsioni, që do të shkruhet po ashtu në Wëbsiten e byrosë, bkh.al , ndryshe FBI shqiptare.






