Tritan Shehu: Rilindasit aq hajdutë janë, sa vodhën edhe në Xhaminë e Gjirokastrës

0

Shkruan Tritan Shehu

Skandal Rilindas edhe me fondet për Xhaminë e Gjirokastrës!
Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit tek Komuniteti Mysliman i Gjirokastrës i Xhamisë mbas riparimit të saj, gjendja është e mjerueshme.

Për riparimin e asaj Xhamie monument kulture, ishin vënë në dispozicion 1,5 M E, ndërsa në total së bashku me riparimet dhe në 4 Xhami të tjera, në Tiranë, Shkodër, Berat e Elbasan bëhen 10 M E, donacion nga Turqia ky, por nën administrimin e Ministrisë sonë të Kulturës.
I gjithë ky fond ju dha nga ajo Ministri një kompanie të vetme nga Tirana, në formë pra të një monopoli.

Në Xhaminë e Gjirokastrës për punimet e së cilës nuk është konsultuar Komuniteti lokal, nuk janë respektuar as karakteristikat e asaj Xhamie me vlera historike shqiptare, duke devijuar prej tyre.
Po kështu punimet aty janë realizuar me një cilësi shumë të dobët (pllaka guri me llak), aq sa çfarë bije jashtë futet brenda, gjë për të cilën kubene e kanë mbuluar me plastikë!!!
Duhet theksuar se të gjitha punimet janë realizuar në fshehtësi nga firma e nga Ministria, jo vetëm duke i penguar kategorikisht drejtuesit e Komunitetit vendas për t’i kontrolluar ato, por as dhe t’i vëzhgonin!

Kjo situatë anormale ka ngjallur shqetësime të mëdha, duke krijuar me të drejtë tashmë reagime e rezistencë për marrjen në dorëzim të objektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu