KLP miraton kërkesën e Arben Krajës për caktimin e dy prokurorëve si të përkohshëm në SPAK/ Emrat

0
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 9 vota pro dhe 1 kundër kërkesën e kreut të SPAK-ut Arben Kraja lidhur me caktimin e dy prokurorëve si të përkohshëm pranë kësaj strukture, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Nurihan Seiti ishte anëtarja e KLP-së e cila doli kundër miratimit të kësaj kërkese.

Mandati i dy prokurorëve Premçi dhe Mara, nuk mund të jetë më shumë se 1 vit.

Përmes një shkrese që mban datën 23 dhjetor, Kraja i kërkoi KLP-së caktimin e dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara për t’iu shtuar strukturës së SPAK, i cili aktualisht ka në përbërje 8 prokurorë.

LEXO EDHE  Zjarri në karburant/ Drejtori i zjarrfikëses: Shkak dyshohet përplasja e një motori

Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, janë konfirmuar në detyrë gjatë procesit të Vettingut dhe ndonëse kandiduan për të qenë pjesë e SPAK, nuk u listuan gjatë garës, pasi nuk morën pikët e duhura.

Sipas të dhënave, SPAK deri tani ka më shumë se 140 dosje, të cilat do të shqyrtohen nga prokurorët dhe kreu i saj, Arben Kraja do i shpërndajë me short, në mënyrë të barabartë dhe sipas specializimeve të prokurorëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu