Pas një jave Ojky bëhet operacion. Operacioni shkon për mrekulli dhe Ojky bëhet mirë. Demir vendos të hapë një kapitull të ri në jetën e tij por Ugur nuk është më pjesë. Demir i jep fund miqësisë me të. Xhemal i premton Ojkyt që nuk do i bëjë më keq dhe kërkon falje për gjërat që ka bërë në të kaluarën.
Ojky miqësohet me Xhemalin dhe kujdeset për të. Ajo fton Xhemalin të shkojë në shtëpinë e tyre. Ugur habitet nga shoqëria e papritur e Demirit me Xhemalin. Ai bëhet xheloz kur sheh Sevgin në shoqërinë e Xhemalit. Natën dikush i vendos flakën shtëpisë së Demirit teksa të gjithë janë duke fjetur.
Të gjithë komshinjtë mblidhen para shtëpisë së Demirit të tmerruar. Demir shpëton Ojkyn dhe Xhandanin. Ojky qan për kotelen e cila mbetet brenda shtëpisë. Demir rrezikon jetën dhe futet brenda shtëpisë mes flakëve. Ai shpëton kotelen. Ojky dhe Demir mbeten në mes të rrugës pa shtëpi./revistawho.com