BallinaPakategoriPak para fillimit të ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani...

Pak para fillimit të ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani zbulon promon e këtij viti e xhiruar në një nga zonat më të bukura

Date:

Related stories

Nuk ishte aksident, por krim që mund të parandalohej!

Shkruan Belind Këlliçi Krejt vendi është i mpirë nga tronditja...

A i sheh ka enden preja jote e mjerë?

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj A i sheh ka enden preja...

Amerika me sanksione: Mos paguani tarifat e iranianëve në Hormuz

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka paralajmëruar se kompanitë...

4 antiamerikanët më të famshëm të historisë sonë

Shkruan Sokol Pepushaj Se cili është krimineli më i tmerrshëm...

Çudi sot, do të ishte gara në PD!

Shkruan Zef Ndreka Me shumë kujdes e hile u mbyll...
spot_img

‘Dua të të bëj të lumtur’ pritet të nisë në muajin janar në ekranin e ‘Top Channel’, duke sjellë pranë teleshikuesve historitë më emocionuese të shqiptarëve. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, autorja dhe moderatorja e programit, Arbana Osmani ka zgjedhur të zbulojë për të gjithë promon e këtij viti.

“E kemi xhiruar promon e këtij sezoni të ri të programit “Dua të të bëj të lumtur” në një nga zonat më të bukura të vendit tonë, por njëkohësisht edhe më të izoluarat siç është Thethi. Kemi dashur çdo vit të shkojmë në skajet më të largëta të Shqipërisë (Vermosh, Konispol, Lukovë etj) për të qenë pranë njerëzve të thjeshtë e frymëzues që me historitë e tyre e kanë bërë këtë program, unik. Kurrë nuk do ta kishim menduar që në fakt, vetëm në dy javët e fundit, historitë më të shumta të këtij edicioni do na vinin nga shumë pranë Tiranës, nga Durrësi, Thumana, Bubqi e Kruja. Mezi pres të fillojmë së bashku në janar, aventurën më të jashtëzakonshme televizive, këtë herë më emocionuese se kurrë më parë”, ka shkruar Osmani krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale.

Me siguri pas këtij momenti ndjekësit e Arbanës, janë duke pritur me padurim nisjen e një sezoni të ri plot surpriza dhe emocione./revistawho.com

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu