“Bija ime”/ Asu merr kujdestarinë e Ojkysë, ja ç’do ndodhë sot

0

Asu dhe Demir përballen në gjykatë. Gjykatësi e lë Ojkynë në kujdestarinë e Asusë deri në seancën e rradhës. Demir shkatërrohet kur mëson vendimin. Asu është e lumtur që ka fituar. Xhemal ia mbush mendjen Xhandanit me gënjeshtra.

Ai e gënjen duke i thënë se Demir e dinte që kishte një vajzë. Demir nxehet me Asunë dhe e kërcënon. Xhandan i tregon Demirit se u takua me Xhemalin dhe mban anën e Asusë. Demir kupton që Xhemal e ka gënjyer Xhandanin. Mësuesja e fton Ugurin për një çaj dhe kërkon të pajtohet me të.

Demir shkon në shtëpinë e Xhemalit dhe zihet me të dhe Asunë. Xhemal provokon Demirin që ai t’i gjuajë por Demir e mban veten. Demir shkon në shtëpi dhe i përlotur i tregon Ojkysë vendimin që mori gjykatësi. Ojky qan dhe nuk pranon të jetojë me Asunë. Ojky e përjeton shumë keq ndërsa Demir ndihet i pashpresë. Ditën tjetër Demir vendos që ta lumturojë Ojkynë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu