Frikë nga Vetingu e burgu / Dorëhiqe Gjyqtari i Apelit Agim Bendo. Pritet dorëheqja edhe e Fatmira Hajdarit!

0

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo ka paraqitur kërkesën për dorëheqje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në mbledhjen e sotme të KLGJ-së, mes pikave të tjera në rendin e ditës, do të shqyrtohet sot edhe kërkesa e gjyqtarit Agim Bendo për dorëheqje.

“Shqyrtimi i projektvendimit ‘Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës’, është pjesë e rendit të ditës për tu diskutuar në mbledhjen e kësaj të hëne të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dorëheqja e gjyqtarit shmang ballafaqimin e tij me vetingun.

Emri i Bendo nuk është i panjohur, pasi ka gjykuar çështje të rëndësishme për opinionin publik. Agim Bendo ka qene pjese e trupit gjykuese për “21 janarin”. Ai ka qene gjithashtu edhe pjesë e trupit gjykues bashkë me gjyqtarin Shkëlqim Miri, që u dënua, për vendimin ndaj Gentian Dodes.

Bendo ka gjykuar dosjen “Hakmarrja për Drejtësi” si dhe ka qenë anëtar i trupit gjykues në çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Burime të beshueshme thone se edhe Fatmira Hajdari do dorëhiqet, pasi dosja e Sulejmanit, vjehrrit të Edi Ramës, ku në apel rrezon një gjyq dhe me dy deshmitare të vdekur i jep Surrelin, është muri i pakalueshëm në Vetting.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu