Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kjo gjykatë mori vendimin duke e dënuar me 5 vjet, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet 3.4 vjet, vite këto që do të jenë shërbim prove.
Çështja e ish-ministrit të brendshëm socialist e cila mori fund mbrëmjen e djeshme ka gjetur jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Reagimet kanë mbërritur edhe nga ambasadat e huaja, ajo amerikane e cila e ka cilësuar si demostrim në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.
Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat’, ka shkruar Ambsada Amerikane.
Pas reagimit të Ambasadës Amerikane ka ardhur dhe ajo e Ambasadës Britanike.
“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadës.