lkay Kaykun Atalay, apo siç“Sevgi”, është aktore në serialin turk “Më fal”. Ajo në rol është nëne e tre fëmijëve, duket si një e moshuar, me shami në kokë dhe ecë shpesh duke çaluar. Por, në jetën reale ajo është krejtësisht ndryshe.
Aktorja në jetën reale konsiderohet si një grua e guximshme, e cila rrezikon shumë sa i përket pamjes së jashtme e sidomos flokëve. 45- vjeçarja flokët zakonisht i mbanë të shkurtëra ku me këtë stil ajo vështirë se mund të njihet nga fansat e saj në rolin e “Sevgit”.
Mirëpo, me postimin fundit në Instagram aktorja ka habitur të gjithë me pamjen e saj ku ajo është shfaqur tullace. Këtë ndryshim ajo e ka bërë falë grimit profesional.









