“Game of Thrones” pa dyshim është seriali më i shikuar në botë.
Njerëzit nëpër botë po qëndrojnë deri në orët e vona për ta shikuar një episod të tij. Episodi i fundit ishte ai i katërti i sezonit të tetë. Gjatë këtij episodi pati një gabim që u vërejt nga shumë shikues.
Gjatë një skene në Sallën e Madhe të Winterfell-it u pa një gotë kafeje e “Starbucks”. “Pra ju po më thoni që ata ishin duke punuar dy vite në këtë serial dhe harruan ta hiqnin një filxhan kafeje?”, ishte njëri nga statuset e shumta të shikuesve.
Ky serial supozohet se realizohet me objektet që i përkasin vitit 1603.








