Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, SHBA merr në mbrojtje gazetarët e kërcënuar nga bandat hajdute!

0

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, SHBA i ka kujtuar Edi Ramës, Sali Berishës dhe të gjithë politikanëve shqiptarë, se duhet të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës dhe jo ta luftojnë e sulmojnë atë, siç ndodh rëndom në Shqipëri, që nga kreu i qeverisë.

Ndër të tjera, amerikanët kanë marrë në mbrojtje të gjithë gazetarët shqiptarë, të cilët janë shënjestër e censurës, kërcënimeve dhe dhunës, duke u distancuar hapur nga “banda” politike e Shqipërisë, që po bën gjithçka për të shpëtuar kokën nga Reforma në Drejtësi, duke i shpallur luftë edhe fjalës së lirë.

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Sali Berisha dhe Edi Rama janë dy politikanët që kanë sulmuar më shumë mediat dhe gazetarët. Berisha kur ishte në pushtet iu kishte shpallur luftë të vërtetë gazetarëve, që gërmonin çdo ditë mbi zullumet dhe krimet e tij, ndërsa me po të njëjtin ritëm vijoi edhe Rama, i cili i ka etiketuar mediat dhe gazetarët si “kazanë”.

Përplasja më e ashpër dhe e bujshme e Edi Ramës ishte me “Zërin e Amerikës”, që është dhe zëri kryesor i amerikanëve në Tiranë.

Rama u revoltua dhe shpërtheu në sulme të ashpra ndaj gazetarëve të “Zërit të Amerikës”, pasi ata zbuluan skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë së tij, që nga punësimet partiake e deri te vjedhja masive e votave nga zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste.

Për këto arsye, SHBA ka dhënë mesazhin e qartë se do të marrë në mbrojtje të gjithë gazetarët, që vënë në rrezik jetën e tyre për të zbuluar të vërtetat e hidhura të politikanëve shqiptarë, të cilët luftojnë për pushtet dhe karrige.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu