“Njerëzit më pyesin pse e tradhëton gruan?”, Mehmeti tregon vështirësitë e aktrimit

0

Pjesë e serialit turk që po transmetohet  në ‘Tv Klan’ është një nga aktorët më të njohur turk dhe me shumë vite karrierë në aktrim, Yildiray Sahinler. Ai luan rolin e Mehmetit, një biznesmen që e tradhëton bashkëshorten dhe shkon të jetojë me të dashurën.

Mehmet në një intervistë është shprehur se përballet shpesh me njerëz të cilët e ngatërrojnë me rolin që ai luan. “Isha në një ekspozitë dhe një grua më tha: Ti je zoti Mehmet? Unë iu përgjigja Po. Më pas më pyeti pse e tradhëton gruan. Unë i thashë se jam duke luajur rolin. Njerëzit janë pak konfuz. Më pyesin shpesh pse e bën këtë apo pse e bën atë. Lëre Burxhun thonë. Po si ta lë unë? E kam të shkruar në skenar”-është shprehur aktori./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu