Produksionet turke, sa vijnë dhe po ‘pushtojnë’ botën. Edhe në Shqipëri, prej vitesh tashmë, janë kthyer në telenovelat më të pëlqyera për shkak të fakteve historike që ato përfshijnë. Puntata e sotme e emisionit ‘Jo vetëm modë’ i është dedikuar pikërisht historisë së Turqisë, shtëpitë muze që kemi parë ndër vite në ekrane apo dhe aktorëve më në zë të momentit. Orinda Huta solli një intervistë të shkurtër me aktorin protagonist të telenovelës më të ndjekur ‘Kryeqyteti Abdylhamid’, Bulent Inal.
Bulent foli pak në lidhje me karrierën e tij, si dhe familjen në jetën reale. Pyetur nga Orinda në lidhje me fansat në Shqipëri, ai u shpreh kështu: “Jam shumë i lumtur që seriali transmetohet edhe në Shqipëri. Kam në plan ta vizitoj një ditë, dua të di më shumë për këtë vend. Menjëherë sapo të gjej mundësinë, do të vi me familjen time”. Kujtojmë që pjesë e kastit të serialit është dhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili shfaqet në disa episode./revistawho.com