Ndodh që në shumë filma, aktorët të pretendojnë se e duan njëri-tjetrin, pa kuptuar se aty mund të lindin ndjenjat. Ka nga ato histori dashurie të cilat kanë lindur nga xhirimet e një filmi. Më poshtë ju sjellim 10 prej tyre sipas ‘Bright Side’:
Game of Thrones
Çifti u takua në xhirimet e serialit “Game of Thrones” dhe e kthyen romancën në film në një marrëdhënie të vërtetë dashurie.
Green Lantern
Ryan dhe Blake u takuan në xhirimet e “Green Lantern” në vitin 2010, por nuk u lidhën deri sa u siguruan që të ishin të dy ‘single’.
Black Swan
Natalie u njoh me bashkëshortin e saj koreograf në xhirimet e “Black Swan” në vitin 2010. Ata u martuan dy vjet pasi u takuan me njëri-tjetrin.
The Dream House
Danieli dhe Rachel u takuan në xhirimet e “The Dream House” në vitin 2010 dhe u martuan në qershor të vitit të ardhshëm.
Gigli
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u dashuruan me të vërtetë dhe nisën një lidhje romantike gjatë xhirimeve të “Gigli”.
The Last Song
Miley u takua me Liam në xhirimet e “The Last Song” në vitin 2009. Ata u ndanë në 2013-ën dhe u kthyen së bashku në 2016-ën.
Vicky Cristina Barcelona
Në film, Penelope Cruz dhe Javier Bardem luajnë rolin e një çifti të martuar, me karakteret e tyre të nxehta spanjolle plot pasion që përfunduan duke u martuar me të vërtetë.
Cruel Intentions
Alkimia që lindi mes Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe gjatë xhirimeve të filmit, nuk përfundoi aty.
The Apartment
Çifti më simpatik i gjithë kinematografisë, aktorja italiane Monica Bellucci dhe aktori francez Vincent Cassel, lindi pikërisht në filmin “The Apartment”.
The Rum Diary
Ky është filmi ku Jonny Depp njohu ish-partneren e tij Amber Heard, dhe i propozoi pas xhirimeve të filmit edhe pse Vanessa Paradis po priste propozimin e Johnny-t pas një lidhje 14-vjeçare dhe një fëmije bashkë./revistawho.com