Grida Duma sa dorëzojë Mandatin e Deputetes, dorëzojë edhe Unazën e Martesës. Sot është pa imunitet dhe pa burrë. Grida e lirë

0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, (Suma apo Shqina), ka zgjidhur martesën me bashkëshortin Ilir Shqina, duke qenë e lirë këtej e tutje, si nje grua e divorcuar.

Ka qenë vetë Grida ajo që e ka kërkuar zgjidhjen e martesës me bashkëshortin Ilir, ndërkohë që vendimi është marrë me 11 mars 2019, vetëm katër ditë më parë.

Gjykimi është kryer në mungesë të bashkëshortit Ilir Shqina, dhe sipas vendimit, “meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Bashkëlidhur po Ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të ILIR SHQINA dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit”.

Kështu që Grida pas dorëzimit të mandatit të deputetit, sipas vendimit të marrë nga ana e PD, ka “dorëzuar” dhe unazën martesore, me kërkesën e saj, duke marrë në dorë dhe vendimin e divorcit me Ilir Shqinën, më 11 mars 2019./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu