“Thirrini mendjes, lërini po*dhët” ju hajdutët e Shqipërisë! “Shpërthen” Artan Hoxha: A e di Trump se politikanët tanë “të mëdhenj” s’ka burrë dheu t’i ulë në tryezë?!

0

Gazetari investivatig, Artan Hoxha, ka komentuar situatën politike të krijuar në Shqipëri, ku partitë kanë futur vendin në një krizë të thellë, të njëjtë me atë të para-zgjedhjeve 2017. Artan Hoxha sjell në vëmendje marrëveshjen historike mes Donald Trump të SHBA dhe Kim Jong Un të Koresë së Veriut, duke thënë se ata i futën tmerrin botës sa u krijua ideja e një lufte të tretë botërore, por në fund shtrënguan duart dhe gjetën gjuhën e përbashkët.

Lidhur me këtë, gazetari kthehet te situata e vendit tonë dhe shkruan se në pellgun tonë, kur dëgjon gjuhën e urrejtjes që përdor Basha, Kryemadhi e Berisha nga njëra anë dhe Rama nga ana tjetër të duket se Trump dhe Kimi kanë qenë shokë që në kopsht.

Me tone të ashpra, Hoxha iu bën thirrje politikanëve shqiptarë t’i thërrasin mendjes dhe të mos dalin kundër ndërkombëtarëve. Ndërsa me ironi të fortë, Hoxha pyet nëse e dinë Trump dhe Kim që në një “fshat” të humbur larg në Ballkanin e trazuar gjenden disa politikanë “të mëdhenj”, që s’ka burrë dheu t’i ulë në tavolinë.

Mesazhi i plotë i Artan Hoxhës:

Para nje viti retorika dhe sulmet e ndersjellta qe presidenti amerikan Tramp dhe ai koreanoverior Kim Jong Un leshuan ndaj njeri-tjetrit, i futen tmerrin botes, aq sa nje moment u krijua ideja se lufta e 3-te boterore ishte ne prag. Por ne 48 oret e fundit, dy armiqte e betuar, njeri ne maje te botes dhe tjetri ne fund te saj, jo vetem qe kane lene menjane arsenalin berthamor dhe akuzat e ndersjellta, por kane shternguar duart dhe kane folur me superlativa per njeri-tjetrin.

Pra kur ka deshire dhe vullnet politik, edhe mes armiqeve te betuar gjendet gjuha e perbashket per bisedime, pavarsisht nese arrihet nje rezultat pozitiv ose jo… Ndersa ketu ne kete pellgun tone, kur degjon gjuhen e urrejtjes qe perdor Basha, Kryemadhi dhe Berisha nga njera ane, dhe Rama nga krahu tjeter, te duket sikur Trampi dhe Kimi kane shoke qe ne kopesht. 

Hej milet thirrini mendjes, pordhet tuaja antieuropiane dhe antiamerikane nuk mbajne ere as sa bombat me gazlotsjelles te Sander Lleshit. Cudi e madhe ne fakt, a e di Tramp dhe Kim Jong Un se ne nje “fshat” te humbur, atje larg ne Ballkanin e trazuar, gjenden disa politikane “te medhenj” qe nuk ka burre dheu ti ule ne tavoline

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu