Minuta tensioni për qeverisjen: Rama detyrohet të pranojë arrestimin e Vangjush Dakos, drejt arrestit edhe ish ministri Gjiknuri!

0

Vetëvrasja e opozitës mund të provokojë trazira në Shqipëri, ndërsa trazirat rrezikojnë pushtetin e Edi Ramës. Çdo pushtet kërkon qetësi për të vijuar vjedhjen dhe për të siguruar jetëgjatësinë.

Në kushtet aktuale, nëse situata del jashtë kontrollit, rrezikohet e gjithë klasa politike, e cila alternohet në pushtet dhe plaçkit shqiptarët. Në rrethana të tilla, Edi Rama ka vendosur të sakrifikojë tre ‘peshkaqenë’ të mëdhenj, për të zbutur opozitën. Rama ka vendosur që të lëshojë Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe Qazim Sejdinin, të cilët kanë mbi kurriz një numër të madh dosjes korrupsioni.

Sinjalin e parë e dha pak më parë Lulzim Basha, i cili paralajmëroi se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, ‘peshkaqenit’ më të madh të Durrësit. Dakos ka disa muaj që i ka dalë emri në përgjime për lidhje me bandat kriminale, por nuk u arrestua.

Me sa duket, Rama e ka ruajtur për këtë moment. Për të zbutur opozitës, Edi Rama mësohet se ka dhënë leje që Dako të përfundojë në pranga. Arrestimi i tij do të paraqitet nga opozita si fitore e saj. Pas Dakos, në rrallë janë Damian Gjiknuri për aferën me Unazën e Re dhe Qazim Sejdini për lidhjet me bandat dhe aferat me tenderat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu