Bixhoz me dashurinë/ Shivai i propozon Anikës për martesë, ja ç’do ndodhë nesër

0

Pinki i tregon Shivait se e gënjeu Anikën. Ajo tregon se bashkëpunoi me Kaminin. Anika e pyet Pinkin për Mahin. Pinki tregon se Kamini e gjeti Mahin në rrugë dhe bëri plan ta fuste në shtëpinë Oberoi. Ajo tregon se ndryshuan përgjigjen e ADN që Anika të besonte se Mahi është vëllai i Shivait. Shivai lëndohet që e ëma i ka bërë atij gjithë këto të këqija. Pinki justifikohet se i bëri të gjitha për të. Gjyshja kritikon ashpër Pinkin. Shivai i thotë Pinkit se ajo i ka bërë të gjitha për veten e saj.

Ai shprehet mirënjohës që Om dhe Rudra i qëndruan pranë dhe nuk e lanë të ndahej nga Anika. Shivai i kërkon falje Anikës që ka duruar të gjithë këto tortura nga Pinki. Pinki ofendon Anikën duke e quajtur femër të ulët. Shivai i bërtet Pinkit dhe e mohon si nënën e tij. Ai largohet me nerva nga shtëpia. Pinki bie në gjunjë duke qarë. Anika telefonon Shivain dhe e kupton ku ndodhet ai. Ajo shkon të takojë Shivain dhe i kërkon falje që nuk i tregoi të vërtetën. Shivai i kërkon Anikës që mos të fshehin kurrë asgjë nga njëri-tjetri. Anika i premton dhe përlotet. Shivai dhe Anika përqafohen dhe kujtojnë momentet e tyre bashkë. Ragni e ndërpret këtë moment romantik. Ajo vjen së bashku me gazetarët. Ata e pyesin Shivain për ndarjen nga Ragni. Shivai u thotë se ai dhe Ragni nuk ishin fejuar kurrë. Një gazetar e pyet Shivain nëse Anika është jetime. Shivai i thotë se nuk i intereson prejardhja dhe familja e Anikës. Ai deklaron se Anikën e ka bashkëshorte dhe nuk do ndahet nga ajo. Shivai ulet në gjunjë dhe i propozon Anikës për martesë. Anika pranon. Të gjithë duartrokasin. Ragni nxehet pasi plani i saj dështoi sërish. Vikram i thotë Ragnit se Anika dhe Shivai janë bërë për njëri-tjetrin. Familja Oberoi shohin Anikën dhe Shivain në lajme dhe gëzohen. Anika dhe Shivai kthehen në shtëpi dhe marrin urimet./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu