Bixhoz me dashurinë/ Texh martohet me Zvetlanën, ja ç’do ndodhë nesër

0

Pinki kërcënon Anikën se do i tregojë Shivait të vërtetën. Anika i lutet të mos e bëjë. Shivai dëgjon bisedën e tyre dhe afrohet për t’i pyetur. Pinki i thotë se po flisnin për Vikramin dhe largohet. Shivai fillon të dyshojë. Ai dëgjon zilen e celularit të Kanës dhe i kujtohet kënga me të cilën kënduan e kërcyen me Anikën natën kur ishin të dehur.

Shivai përpiqet të kujtojë çfarë i tha Anika atë natë. Ai mban mend vetëm pjesën kur Anika i tha se asaj nuk i intereson kushdo që ai është. Shivait nuk i kujtohet më shumë dhe vendos ta zbulojë vetë. Zvetlana i tregon Texhit provat që ka kundër tij dhe Xhanvit. Texh nxehet me Zvetlanën dhe kërcënon se do e vrasë. Zvetlana i thotë Texhit të bëjë siç do ajo në mënyrë që të shpëtojë Xhanvin. Xhanvi kërkon për Texhin dhe është e shqetësuar për të. Vikram dhe Ragni fajësojnë njëri-tjetrin për humbjen e tyre. Ragni tenton të vrasë veten. Vikram e shpëton dhe mundohet t’i shpjegojë se nuk mund t’i ndajë Anikën dhe Shivain. Ragni nuk heq dorë dhe kërkon ndihmën e Vikramit. Ai detyrohet të pranojë. Xhanvi e gjen Texhin në një restorant. Ai është bërë pronar dhe ka ndryshuar pamje. Texh tani quhet Piter dhe është i martuar me dikë tjetër. Xhanvi tronditet kur sheh se bashkëshortja e Texhit është Zvetlana. Edhe Zvetlana ka ndryshuar pamje dhe është kthyer në një grua tradicionale indiane./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu