Suksese urime Etleva Kolnikaj, mësuesit, pedagogët e Liceut ‘Jordan Misja’.
Suksese mirënjohje për pedagogët dhe nxënësit në 77 vite. -Ekspozita ‘Bashkëudhëtim’. -Muzeu i liceut ‘Jordan Misja’. -W.A. Moxart: ‘Dasma e Figaros’ Liceu Artistik “Jordan Misja” është një shkollë e profilit artistik dhe përfshin të gjitha klasat nga e para deri tek e mesmja. Liceu përfshin si instrumentet muzikore, artin koreografik, dramën edhe pikturën. Liceu artistik “Jordan Misja” në Tiranë u themelua në vitin 1946, dhe emërtimi u bë në nder të piktorit dëshmor ‘Jordan Misja’. Që në fillim të veprimtarisë së tij, me punën dhe angazhimin tregoi se është një qendër e rëndësishme edukative dhe arsimore për përgatitjen e artistëve të rinjë në gjini të ndryshme të artit. Për themelimin dhe ngritjen e këtij liceu kontribuan pedagogët dhe artistët e mëdhenjë shqiptarë, skulptorët: Odhise Paskali, Janaq Paço, Kristina Hoshi, (e para grua skulptore, shqiptare), Andrea Mano, etj., piktorët: Foto Stamo, Abdurrahim Buza, Kel Kodheli, Sadik Kaceli, Nexhmedin Zajmi, Guri Madhi etj., në dramë: Mihal Popi, Zina Andri (Pano), Naim Frashëri, Kadri Roshi, etj., në muzikë kompozitorët: Çesk Zadeja, Tish Daija, Avni Mula, Kozma Laro, Feim Ibrahimi, Simon Gjoni; dirigjentët: Mustafa Krantja, Rifat Teqja, violinisti Ludovik Naraçi, artistë të vokalit: Marie Kraja, Nina Mula, Gjoni Thanasi, Jorgjie Truja, Shpresa Nishani, muzikologu Ramadan Sokoli etj., në koreografi: Perkunji (rus), Panajot Kanaçi, Xhemil Simitçiu, Ganimete Vendresha, Zoica Haxho, Agron Aliaj, Petrit Vorpsi, etj. Drejtori i parë i Liceut ka qene kompozitori Konstandin Trako. Nga bankat e kësaj shkolle dolën shumë figura të ndritura të artit e muzikës shqiptare por edhe disa politikane. Shumë nga ata i vazhduan studimet në botën e jashtme dhe së bashku me profesorët e tyre, edukuan shumë breza mësuesish të artit, ngritën dhe punuan në institucione të ndryshme të artit si: Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Teatri i Operas dhe i Baletit, Instituti i Lartë i Arteve et., dhe krijuan vepra madhore në të gjitha gjinitë e artit kombëtar shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX. Pra, nga bankat e kësaj shkolle dolën mes të tjerëve edhe: piktorët e skulptorët: Vilson Kilica, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Hektor Dule, Thoma Thomai, Mumtaz Dhrami, Ksenofon Dilo, Sali Shijaku, Fuat Dushku, Danish Jukniu, Thanas Papa, Naxhi Bakalli, etj., artistë të teatrit dhe filmit: Kristaq Dhamo, Tinka Kurti, Ismail Hoxha, Hysen Hakani, Tomi Mato, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi etj., figura të shquara të muzikës si: kompozitori Nikolla Zoraqi, dirigjentët: Milto Vako, Suzana Turku, Ermir Krantja, tenorët: Gaqo Çako e Kristaq Paspali, pianistja Margarita Kristidhi, violinistët: Rajmonda Koço, Bujar Sykja, Gjovalin Lazri, Nasho Paspali, Rudina Banja, muzikologët: Hamide Stringa e Zana Shuteriqi, balerinët: Ajshe Vaso, Nermin Strazimiri, Keti Trajani, etj., Në këtë shkollë u shkollua edhe kantautori dhe drejtuesi i spektakleve Ardit Gjebrea, violinisti me famë botërore Tedi Papavrami, “magjia e skenës botërore” Inva Mula, kryeministri aktual i Shqiperise Edi Rama, ish-prefekti i Tiranes Taulant Dedja etj.
Muzikanti Ermal Sela shkruan për ekspozitën ‘Bashkëudhëtim’: ‘Pas rreth 20 vitesh rikthehem ne Liceun Artistik “Jordan Misja”, ne ditëlindjen e 77 të tij për të kuruar muzeun modest të instrumentave popullorë dhe instrumenta të tjerë që shkolla ruan. Jam pafund krenar dhe mirënjohës që mund ta punoj me këtë fond të krijuar mga Ramadan Sokoli dhe të bëj atë që kam më shumë për zemër, të cilën e mësova në këtë shkollë’. ‘Qershia mbi tortë’ ose W.A. Moxart: ‘Dasma e Figaros’ për 77 vjetorin e Liceut. Dasma e Figaros është një komedi muzikore (opera buffa) në katër akte e kompozuar në vitin 1786 nga Wolfgang Amadeus Moxat, shkruar nga Lorenzo Da Ponte. Dsama e Figaros u shfaq premierë në Burgtheater në Vjenë më 1 Maj 1786. Libreti i operës bazohet në komedinë skenike të 1784 nga Pierre Beaumarchais, Martesa e Figaros”. Opera tregon sesi shërbëtorët Figaro dhe Susanna arrijnë të martohen, duke penguar përpjekjet e punëdhënësit të tyre mashtrues Konti Almaviva për të joshur Suzanën dhe duke i dhënë atij një mësim besnikërie. Me rastin e 77 vite Liceu Artistik Jordan Misja nën kujdesin e drejtoreshës dhe pianistes Etleva Kolnikaj u luajt në sallën e koncerteve ‘Tonin Harapi’ Opera Dasma e Figaros. Vënia në skenë e operas ‘Dasma’ e Figaros ishte një arritje artistike e të gjithë pjesmarrësve, solistëve, pedagogëve dhe koncert maestrove dhe e drejueses Etleva Kolnikaj në këtë 77 vjetorë.