Kuvëndi i heq inunitetin, Sali Berisha drejt burgut

0

Kuvendi i ka hapur rrugë arrestimit të Sali Berishës.

Mazhoranca votoi me 75 vota kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Seanca zgjati vetëm 10 minuta, ku ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranoi të flasë kur kryetarja e Kuvendit i dha fjalën, pasi kërkoi të hiqet Garda.

Pjesë nga seanca:

Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.

(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)

Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte.

(Noka i afron tymuesen në fytyrë deputetit të PS).

Lindita Nikolla: Me 75 vota pro, kërkesa miratohet!

Jashtë Kuvendit, ndërkohë opozita ka thirrur një protestë. Atje janë mbledhur dhjetëra qytetarë ndërkohë që është ngritur edhe një podium.

Policia e Shtetit ka marrë masat e saj për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Brenda sallës së Kuvendit, “e pushtuar” me gardistë dhe me karrige përmbys, Berisha para seancës tha se “ky akt kriminal”, siç ai e quajti është një tregues se mazhoranca i druhet opozitës pasi sot është më e fuqishme se kurrë.

Ai nuk la pa përmendur edhe votën pro të Enkelejd Alibeaj. Për Berishën, “Komisioni Rama-Brava”, referuar Lulzim Bashës, bëri një akt kriminal, por shtoi se përballë kësaj, opozita qëndron e palëkundur.

Me vendosmëri kanë denoncuar vjedhjet e paimagjinueshme, aferat e shekullit të Edi Ramës, familjarëve të tij, Taulant Ballës, bandave dhe ministrave, parlamentarëve etj. Deputetët e opozitës i kanë kallë tmerrin maxhorancës, parlamenti ka më shumë gardistë se deputetë. Parlamenti de facto është shndërruar në antikushtetutshmëri, sot pas një vendi anti kushtetutes të Gjykatës Kushtetues, të komisionit Rama Brava votojnë për heqjen e imunitetit dhe arrestimit të kryetarit të PD, duke besuar se në këtë mënyrë do mposhtin opozitën, ky është një akt i shëmtuar, krim i vërtetë, por ky krim nuk mposht kurrë opozitën, ky akt dëshmon se në Shqipëri ka një opozitë të fuqishme që qëndron e palëkundur.”, tha Berisha.

Ndalur te protesta, që po zhvillohet jashtë Kuvendit, Berisha e konsideroi si një ditë beteje, për të cilën është i bindur se do triumfojë.

Sot është ditë betejë, pasi ne do të qëndrojmë dhe është ditë frymëzimi për ne. Atë që ngriti ky grup kriminelësh, ne do ta bëjmë pëlhurë. Ndaj edhe thirrja “O sot o kurrë”, është misioni ynë”, përfundoi Berisha./ Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu