Mjeranët dhe Kryemjerani Berisha

0
Shkruan Zef Ndreka
Ja, më në fund momenti i shumë pritur nga shumica absolute e shqiptarëve erdhi.
Ora 10.00 është kulmimi i votimit në parlament, kur ai do pastrojë një herë e përgjithmonë kriminelin 32-vjeçarë, e më pas i hapet rruga drejtësisë per ta gjykuar e ndoshta edhe për ta dënuar siç e meriton.
Berisha zgjodhi gjithë rrugët për ta bllokuar hetimin duke u fshehur pas mandatit të deputetit dhe duke përdorur PD-në për tu mbrojtur.
Por ai gaboi në gjithë rrugën dhe vazhdimin e tij të linjes politike që nga viti 2013, kur u mund në mënyrë publishitare nga votuesit shqiptarë.
Ai kurrë nuk njohu drejtësinë, sidomos pas reformës për të cilën edhe vetë e ka votuar i imponuar.
Ndërkohë, që vetëm deklaronte se është i pastër akullore, si Dako, çfarë e detyronte ti fshihej përballjes me drejtësinë?!
Berisha sot mbaroi edhe juridikisht.
Atë nuk mund ta mbrojnë Boçi, Paloka, Noka, Bardhi e disa paloça të tjerë që as vetë nuk dijnë çfarë bëjnë e kërkojnë.
Berisha i shpallur kufomë politike nga amerikanët, tashmë ka vetëm një rrugë për të mirën e tij dhe të familjes. Të zgjedhë e të flasë vetëm përpara gjykatës, por jo si opozitë, pasi vetëm po e dëmton atë dhe të ardhmën e PD-së dhe të opozitës në përgjithësi.
Por ditët do kalojnë, dhe Berisha ashtu si Enveri do të bjerë, do të harrohet e do të kujtohet me turp nga historia. Gjithashtu edhe nga mbështetësit e tij, vullnetarë të Saliut.
Asgjë nuk kanë mësuar nga historia këta të mjerë, që mbështesin pa tru kryemjeranin Berisha.
Edhe sot, Berisha veproi si ujku i plagosur, i cili hap gropën e vet përpara se të ngordhë.
Berisha, në rastin më të lehtë, duhej të tërhiqej me kohë sëpaku ashtu siç veproi Gramoz Ruçi, e jo të na dilte më i mirë e më demokrat ky i fundit.
Mjerë opozita, deri sa të mbarojë ky proçes i drejtësisë së re, që dritën e tunelit e shohim veç në Reç të Shkodrës…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu