Yuri Kim e korruptuar dhe e urryer nga shqiptarët?!

0

Shume i ashpër është treguar kryetari i opozitës, non grata Sali Berisha me ambasadoren amerikane Yuri Kim. E akuzon për koorupsion, e etiketon të urryer, ku sipas tij, mund te cilesohet si “McGonigal me fustan”.

“Pjesa e dytë e skenarit u vazhdua legalisht nga ajo që unë e kam quajtur McGonigal me fustan. E them me keqardhjen më të madhe këtë, duhet të ma besoni, ua them me sinqeritet, por nuk mund të konceptohen, kurrë nuk mund të pranohen ndërhyrjet e saj kundër demokratëve.
Absolutisht e korruptuar njëlloj si ai. Pa asnjë diskutim. Shkel çdo parim, çdo vlerë.
Kërkonte me çdo kush të mbante peng opozitën. Thërriste në zyrë njëri pas tjetrit deputetë e saj, sikur të ishin shërbëtorët e saj dhe jo të popullit shqiptar.
A janë të vërteta këto, janë të vërteta të turpshme për të gjithë ata që kanë kryer. Ndaj dhe ne kemi të shenjtë pluralizmin. Ne u krijuam si populli i pluralizmit. Ditën e shtunë ne përurojmë në protestën më madhështore që ka njohur vendi fillimin e revolucionit; mjerë kush prek pluralizmin në Shqipëri.
Reaguan mediat e tij, pse një grup të rinj protestuan në kodrat karshi Surrelit. Por çfarë është Surreli sot, Surreli është simboli më i urryer i shqiptarëve, siç ishte blloku në vitin 1990.
E ka një dallim. Blloku ishte ndërtuar me fatura, me para të qytetarëve, me ndërmarrje shtetërore dhe ai është aty. Kurse sarajet e Surrelit janë të gjitha fund e krye, krim. Kur ka ndërtuar zotëria sarajet, aty ku deklarohen pasuritë kishte gjithsej 3800 marka dhe 400 mijë lekë. Pra, sigurisht që njerëzit janë të revoltuar, nuk mund të pajtohen ndaj dhe e shtuna shënon fillimin e revolucionit për rivendosjen e pluralizmit politik.
Fitoren e vlerave demokratike, votën e lirë, fitoren e PD-së në Shqipëri.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu