Vjollca Hoxha, nga shtëpiake, pronare e Top Channel, nga e padalë, bixhozxheshë e gjobëvënëse

0

Rasti unikal i pronares aktuale të Top Channel. Nëse nuk do të kishte qenë për fatkeqësinë që i ndodhi bashkëshortit të saj, të ndjerit largpamës Dritan HoxhaVjollca do të ishte ende në rrethinat e Romës duke vrarë mendjen për perdet, tapetet dhe punët e shtëpisë 

Vendet në tranzicion si Shqipëria janë interesantë për ata që i shohin nga jashtë dhe plot surpriza për ata që jetojnë në to. Sepse pjellin personazhe nga më të çuditshmit, mostra që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për para, njerëz që vijnë nga hiçi dhe kur prekin me dorë ca pasuri, besojnë se janë Zoti vetë. Të tillë, janë gati të bëjnë gjithçka. Perëndia nga ruajttë nga zengjinët e rinj!

Shembuj të tillë mund të gjenden plot në një trazincion të zgjatur si ky i yni, por një nga më tipikët, ajo që çudit sa herë shfaqet diku apo krijon lidhje me dikë, është pronarja aktuale e Top Channel, Vjollca Hoxha. A e dini se kur Vjollca u kthye në Tiranë, pak muaj pas humbjes së bashkëshortit, nuk dilte nga shtëpia?! Jetonte diku pranë Piramidës dhe vuante kompleksin e të dalit në dritë të diellit. E pamësuar me njerëz, pa ditur rregullat e komunikimit, mënyrat standarde të sjelljes dhe të të folurit, Vjollca u kyç brenda. Ishte natyrshëm e vështirë për një grua shtëpiake, që nuk kishte punuar kurrë në jetën e vet, një grua që impenjimin e ditës e kishte vetëm kujdesin për fëmijët dhe punët e shtëpisë diku në rrethinat e Romës, t’i duhej patjetër të shkonte në një zyrë të lartë biznesi, për më tepër mediatik. Në Tiranë Vjollcën e njihnin vetëm si emër, dihej se ajo jetonte larg Shqipërisë dhe kaq. Ama se çfarë fytyre kishte, nëse kishte mbaruar një universitet apo jo, nëse kishte një profesion apo jo, këtë nuk dinte ta thoshte askush. U desh të ndodhte ajo fatkeqësi që Vjollca Hoxha të dilte nga muret e shtëpisë. Se në çfarë u transformua ajo pasi ia ndjeu lezetin pushtetit dhe parasë, dritës së diellit dhe shëtitjeve jashtë këtyre mureve, kjo dihet tashmë.

Pra kur u vendos në Tiranë, drejtuesve të asaj kohe të Top Channel iu desh të këmbëngulnin shumë që t’ia mbushnin mendjen Vjollcës të vizitonte ambientet e Top Channel. E frustruar prej së shkuarës dhe nivelit shoqëror, ajo pranoi të dilte vetëm kur një rreth shumë i vogël bashkëpunëtorësh i premtuan se zyrën do ta kishte veç të tjerëve dhe sidomos numrin e saj të telefonit, përveç tyre, nuk do ta dinte askush. Kështu ka vazhduar për muaj të tërë rikthimi i Vjollca Hoxhës në Tiranë. Si një njeri që i vriste drita sytë dhe kërkonte errësirën, ajo ishte pothuaj e izoluar. Vëzhgonte dhe nëse dikush i gjente rastësisht numrin e telefonit – për punë natyrisht, Top Channel vazhdonte aktiviteti – paranoja shkonte deri aty sa nisnin hetimet: nga e kishte gjetur numrin, si, kush ia kishte dhënë? Natyrisht kjo shkaktonte kureshtje tek të tjerët, jo vetëm tek punonjësit e Top Channel. Pas shumë e shumë muajsh, pas shumë këshillimesh dhe kur kishte gjetur një shpatull ku të mbështeste një dorë, Vjollca u shfaq në një intervistë televizive, të parën dhe të vetmen e saj.

Të parën sepse nuk kishte kur dhe pse të kishte dhënë intervista të tjera në jetë, të vetmen sepse Vjollca kishte filluar të ndiente lezetin e pushtetit, e njerëzve që i shërbenin, e parave që fitoheshin shpejt dhe e disa lukseve të tjera që këto para të lejonin. Në qejfe të tilla intervistat nuk janë të këshilluara. Ndërsa njeriu tek i cili u mbështet, ishte i vëllai. Në ato fillime, me të u mundua të mbante pothuaj monopolin e tregut të kafesë (edhe pse nuk ia doli), dhe ca “biznese” të tjera, Vjollca Hoxha.

Por bashkëshorti i ndjerë i kishte lënë mjaftueshëm pasuri dhe reputacion mbiemrit që ajo mbante. Për shumë vite punët ecën për inerci deri kur efektet e parasë dhe pushtetit të papritur, të rëna në dorën e një gruaje, jo vetëm të pamësuar me to, por edhe krejt të paditur, filluan të jepnin efektet të veta. Qejfi që të lejon pasuria mund të të kthehet kundër dhe një nga gabimet e Vjollca Hoxhës është pikërisht ky: nuk arriti të vetëpërmbahej dhe të zinte veten me punë.

Deficenat e rinisë dhanë frytet e veta, dëshira e papërmbajtur për bixhoz dhe qejfet e shfrenuara e bënë të harronte impenjimet e përditshme, nuk i lanë kohë të kuptonte se biznesit duhej t’i bëje hyzmetin që të funksiononte, se dëfrimet ishin të dytat në radhë. Ato dhanë efektin më të keq të mundshëm që paraja mund t’i japë një zengjini të ri: vjen një ditë që beson se je Zoti, se hap rubinetën dhe në vend të ujit rrjedhin diamante, se ke të drejtë të zotërosh gjithçka dhe gjithkënd. Gjë që ka një faturë shumë të lartë për dikë që paratë i ka të vëna shpejt: mund të rrëzohesh kollaj.

Dhe çfarë bëri Vjollca Hoxha? U mbështet plotësisht tek punët e dyshimta. Tendera të fituar lehtë, “tregti” që mbanin erë, binzese që jo gjithmonë funksiononin. Dhe kur këto nuk mjaftuan për të përballuar shpenzimet e fundjavave në kazino, Vjollca filloi gjobat. I kanë praktikuar edhe më parë këto, por tani gjobat janë kryefjala e pronares aktuale të Top Channel. Prej gjobave u bë hasëm edhe me aksionerët e tjerë të Top Channel – ish miq të të shoqit – të cilët shikonin me lemeri përbindshin që po u krijohej para syve. Ata u munduan ta ftonin në një lojë me rregulla, por nuk ia dolën, u munduan t’i hapnin sytë për rrugën që kishte marrë, por nuk ia dolën dot. U munduan edhe të bënin një marrëveshje, por ishte e pamundur. Përbindshi kishte oreks të vështirë për tu ngopur. Kështu mbeti e vetme në një ish-perandori mediatike që ka marrë tatëpjetën, në një rreth pa rreth shoqëror, në një qytet që ende e dëgjon me kureshtje dhe çudi emrin e Vjollca Hoxhës.

Mëkatet që ka bërë qysh ditën që shkeli në Tiranë, do të vijë dita që Vjollca Hoxha do të duhet t’i shpaguajë!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu