Vendim gjykate për zhdukjen e përgjimit të telefonit të shtetasit Taulant, ende gjykatësi nuk është arrestuar (FOTO)

0

Një vendim i Gjykatës së Elbasanit, që lidhet me përgjimet që pasuan masakrën që ndodhi në këtë qytet në shkurt të 2016-s, ngre jo pak pikëpyetje. Fjala është për një shtetas me emrin Taulant, me numër telefoni 068 20 55 399, i cili nga hetimet paraprake, ka rezultuar si person që mund të ketë pasur lidhje ose informacion mbi autorët e dyshuar të ngjarjes. Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit (bashkëngjitur) vetëm dy javë pas ngjarjes, thuhet se përgjimi përgjatë dy ditëve i numrit të Taulantit ishte bërë për shkak të një lapsusi dhe materiali i përftuar duhej shkatërruar.

Masakra e Elbasanit

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 3 shkurtit, në një lokal ku qëndronin miq dhe të afërm të familjes Çapja. Katër persona të veshur me kamuflazh dhe të maskuar me kapuça zbritën nga makina dhe hapën zjarr në lokal, duke shkatërruar gjithçka me breshëri automatiku. Plumbat thyen xhamat, duke depërtuar në tavolinat ku ishin ulur një grup burrash nga 25 deri në 55 vjeç. Të vrarë mbetën Agron Çapja 50 vjeç, Ardit Sinakolli 27 vjeç dhe Eno Bedalli 37 vjeç. Të plagosur në spitalin e Traumës u dërguan Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bledar Muça, Bujar Reshka dhe Florenc Çapja. Të plagosur në spitalin e Elbasanit u dërguan Ardian Zharri dhe Arnold Çapja.

Lapsusi me numrin e Taulantit

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka marrë informacione për persona që mund të kenë komunikim me të dyshuarit apo mund të çojnë në zbulimin e vendndodhjes së tyre. Mes këtyre, Policia Gjyqësore i ka kërkuar prokurorit edhe lejen për të përgjuar numrin 068 20 55 399, i cili i përket një shtetasi me emrin Taulant. Prokurori ka dhënë leje për përgjimin, një vendim që më pas edhe Gjykata e Elbasanit e ka vlerësuar të ligjshëm.

Por tre ditë pas ngjarjes, policia e Elbasanit I ka kërkuar prokurorisë të heqë Taulantin nga lista e të përgjuarve, sepse me numrin e tij ishte bërë një lapsus. Prokuroria e Elbasanit ka vendosur ndalimin e përgjimit të Taulantit, me argumentin se për të nuk ekzistonin kushtet e përgjimit, ndërsa pak ditë më pas ky vendim është certifikuar edhe nga gjykata.

Me një kërkesë tjetër, prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit të asgjësojë materialin e përgjuar.

Kjo e fundit, më datë 17 shkurt 2016 ka vendosur asgjësimin e materialit të përgjuar (një periudhë 2-ditore), sipas vendimit, pa vënë në dijeni Taulantin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu