SPAK vetëm hesht/ Opozita mbush dosjet mee fakte nga përdorimi i administratës publike ne vjedhje votash

0

Pasi u paraqit sot në SPAK për të dorëzuar prova të reja, mbi denoncimet e bëra ndaj ministres Ogerta Manasterliut, Vokshi ka folur për mediat.

Nga SPAK, Vokshi akuzoi palën kundërshtare, PS-në, se ka keqpërdorur admimistratën publike për zgjedhje, ndërsa u bëri thirrje nëpunësve të mos bëjnë pjesë në krime elektorale.

“Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit.

Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD.

Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë.

Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë“, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu