SPAK duhet të gjejë ku fshehur 210 kg flori që vodhi Ilir Meta

0

Po përmendim dy fakte që janë aktualitet i ditës në opinionin publik, që kanë nxitur interesimin e drejtësisë së partnerëve SHBA-BE dhe kanë plasur kacafytje e panik në kupolën politike.

  1. Ditën e mërkurë, SPAK deklaroi se ndaj ish-kryeministrave Sali Berisha e Ilir Meta, nuk kanë filluar rihetime për asnjë nga dosjet ku ata janë autorë, si CEZ-DIA, “Video Prifti-Meta”, “Kompleksi Partizani”, “21 janari”, vjedhja e floririt në Krrabë etj.
  1. Më 5 mars 2020, “Pamfleti” ka publikuar një info-indicie adresuar SPAK-ut, lidhur me një dokument, që bën fjalë për 210 kg flori të Thesarit të Shtetit, grabitur në tunelet e Krrabës.

Dokumenti është gjetur në arkivën e Bankës së Shtetit në muajin dhjetor 2018, gjatë një kontrolli rutinë, me objekt digjitalizimin e dokumenteve, por ky dokument ka qenë pa datë, muaj e pa vit, pa numër protokolli e me 7 firma të mbyllura pa emra, gjë që lë anonim personat që e kanë firmosur.

Burimet e informacionit, bënë me dije se përmbajtja e dokumentit sekret, është një mashtrim e krim falsifikimi, për gjoja administrim-përdorjen në interesa shtetërore, të sasisë prej 210 kilogramë flori, prerje monedhash 3 kohëshe e 3 emërtesash.

Sipas dokumentit të gjetur, Banka e Shtetit me kërkesë të Këshillit të Ministrave e miratim Konfidencial të Parlamentit, këtë sasi floriri të grabitur e ka pasqyruar si “Pagesë për emergjenca katastrofash natyrore e për nevoja stabiliteti ekonomik-financiar të vendit”.

Po në dokumentin, i cili prej 3 vitesh është në “duar të sigurta” brenda bankës për të shmangur publikimin, thuhet se për nevoja emergjencash të diktuara, banka realizoi këtë operacion për përdorje të rezervës “Ar”, me konvertim në 3 valuta, asistuar nga përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave, Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Këshillit të Mbrojtjes.

Ky dokument, duhet kërkuar dhe hetuar nga SPAK, sepse kemi të bëjmë më një mashtrim kriminal të krerëve të pushtetit, për të zhdukur gjurmët e vjedhjes së floririt me letra false.

Ai nuk është përdorur, sepse nuk ka ekzistuar në rezervën e Thesarit, pasi është grabitur nga Ilir Meta në fund të muajit nëntor 1998, kur ai ishte zv/kryeministër, e më pas u bë kryeministër.

Këtë kohë vjedhje e kanë deklaruar fshatarët e arrestuar dhe gjendet në dosjen e hetimit gjyqësor, paçka se policia e serviri sikur ishte vjedhur gjatë trazirave të muajve shkurt-mars 1997, ndërsa si autor të vjedhjes së floririt, Ilir Metën e kanë denoncuar disa herë publikisht në Parlament e media, kryeministrat Berisha, Nano e Edi Rama, ndërsa ai nuk ka reaguar.

Madje në muajin shkurt 2001, afro 4 muaj pasi Ilir Meta e prangosi për trazirat e zgjedhjeve lokale të 2000-shit, Sali Berisha ka depozituar një dosje në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Ambasadën e SHBA, ku Ilir Metën e denoncon si “grabitës të floririt”.

Një indicie e SPAK për rihetim, është fakti që as vjedhja e kësaj sasie floriri dhe as dokumenti justifikues i konvertimit e përdorimit të tij për “emergjenca civile e kriza ekonomike”, nuk është pasqyruar në asnjë nga raportet vjetore të Bankës së Shtetit dhe buxhetet e qeverisë 1998-2018.

SPAK duhet ta rihetojë këtë grabitje, duke nisur nga 4 kryeministrat, 3 guvernatorët dhe 7 ministrat e Financave të viteve 2000-2018, kohë kur ka indicie se është bërë falsifikimi për fshehjen e gjurmëve të 210 kilogramë flori nga Ilir Meta. /Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu