Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Një tjetër vrasje ndodh në Sarmashë”

0

Komisari dhe Derja vihen pas Mehmetit për t’a marrë atë në pyetje. Mehmet po
provon kostumin e dasmës. Ai nuk pranon të jap dëshmi.
Rashel përkujdeset për Ojan pasi e kupton që ajo është shtatëzënë. Oja e mohon
shtatëzaninë. Oja nuk pranon që të bashkëpunojë me Merven për të ftuar Elin në
festë.
Edip jep dorëheqjen nga drejtimi i klubit të Sarmashësë. Oja vendos të kërkojë
ndihmë nga Edip pasi ka frikë se nëj vrasje do të ndodhë në festë. Edip këshillon
Ojan që të mos e anullojë festën, por përkundrazi t’i ballafaqojë vajzat me njëra
tjetrën për t’u treguar atyre motivet e vrasjes. Oja planikon t’i kërcënojë vajzat se
do t’i denoncojë në polici nëse dikush vritet në festën e saj.
Drejtori i policisë urdhëron komisarin të heq dorë nga çështja e Sarmashësë. Derja
trembet pasi detyra e tyre si policë vihet në rrezik. Komisari dhe Derja marrin një
çështje të re përsipër. Viktima e tyre është mbytur dhe është sërish një banues i
Sarmashësë.
Merve fton Elin në festën e Ojas. Elif bashkëpunon me Merven për të vrarë Ojan.
Ajo i ofron Merves një helm si armë krimi. Serhan shikon Merven pranë Elit. Të
gjithë të ftuarit e Sarmashësë kanë një parandjenjë të keqe para festës.
Komisari mendon se viktima e re që është gjetur e mbytur është vrarë po ashtu në
festën e Ojas dhe e përdor këtë gjë për të rihapur çështjen e Sarmashësë.
Pelin shtiret para Tajlanit sikur nuk do të shkojë në festë. Ajo ndahet me Berkun
duke i treguar atij se ka bërë një plan të rrezikshëm. Merve i premton Milës se do të
bashkohen sërish me Serhanin. Pelin dhe Arzu i premtojnë njëra tjetrës se do të
kryejnë vrasjet.
Merve llon të korrigjojë Ojan për mënyrën se si ka organizuar festën dhe
vetëpërfshihet në organizim. Tajlan qorton Ojan për stilin e jetesës që ka zgjedhur./paloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu