Sonte në “Vrasje të Vogla”/ “Nilaj gjen armën e krimit”

0

Arzu nuk i dedikon kohë familjes. Merve zbulon se Serhan nuk mund të bëjë asnjë
shpenzim pa rmën e saj. Nilaj nxehet me sjelljen e papërgjegjshme të të ëmës.
Oja shkon vetë në komisariat për ti ofruar komisarit bashkëpunim në çështjen e
Edipit. Ajo tenton të shikojë dosjen e Serhanit. Komisari e bind Ojan se vdekja e
Edipit ka ardhur si pasojë e një goditjeje pas koke.
Arzu ruan ende armën e vrasjes në shtëpinë e saj. Mehmet i kërkon Tajlanit të mos i
tregojë Emresë për lidhjen e tij me Burxhunë.

Ajaz bën sherr në shkollë. Arzu zgjedh punën mbi Ajazin dhe ja lë gjithë
përgjegjësinë Mehmetit.
Kerim ushtron presion mbi Merven.
Drejtori përjashton Ajazin përkohësisht nga shkolla pasi është ai përgjegjës për
sherrin. Mehmet mbështet Ajazin para drejtorit.
Kerim ofron më shumë para për çiigun por Serhan nuk tërhiqet.
Arzu nxehet me Mehmetin për faktin që nuk e ka qortuar Ajazin për sherrin që ka
bërë. Nilaj gjen armën e krimit, një orendi shtepiake, në dollapin e Arzusë por nuk
arrin të kuptojë nervozizmin e të ëmës.

Merve tërhiqet nga ideja për të anulluar llogarinë bankare të Serhanit. Ajo
organizon një darkë ku fton Pelinin me Tajlanin dhe Arzunë me Mehmetin. Kerim
shkon në darkë i pa ftuar.
Pelin vë re sjelljen e çuditëshme të Mervesë pranë Kerimit. Serhan nxehet kur
shikon Kerimin pranë Mervesë. Ai e detyron Kerimin të qëndrojë për darkë vetëm
për të zbuluar arsyen e vërtetë të ardhjes së tij në Sarmashë. gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu