SHBA ka dërguar në SPAK materialin për Berishën! Erdhi dhe dosja për Bashën

0
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli thotë se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Tiranë materialin që çoi në shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, me kërkesë të SPAK-ut.

Vangjeli tha se edhe për ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ka mbërritur më herët një dosje nga SHBA, por që “nuk dihet se ku është”.

“Nuk bëjmë publike provat tona, por ne do t’i dërgojmë. Kam përshtypjen. S’kam prova. Kam një indicie që SPAK ka kërkuar në mënyrë zyrtare nga SHBA, dhe me gjasë ka ardhur një material i tillë, siç ka ardhur edhe për zotin Basha një dosje që nuk dihet se ku është.

Nëse do të dish pse s’po reagon SPAK, sepse nëse e kuptova drejt, atë që e kam bindje, goditja që iu bë Berishës nuk është vetëm për të, por një shuplakë për të gjithë ne për nivelin e demokracisë që kemi arritur të bëjmë”, deklaroi Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu