Sfidoj SHBA: Zbardhet me urgjencë dosja sekrete e Sali Berishës

0

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në TPZ se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen për shpalljen non-grata.

Ish-kryeministri shtoi se pasi ka parë dosjen për politikanët e Ballkanit, për ish-kryeministrin nuk është gjetur asnjë fakt.

Ata kanë kërkuar pjesë të sovranitetit në territor. Por nuk kanë kërkuar kurrë të diktojnë se kush duhet të jetë ose jo në Parlament. Këto janë jashtë të gjitha… Kushdo në këtë botë të paraqesë një fakt, unë marrë çdo vendim.

E di çfarë u ndodh atyre që kanë bërë këtë, fakte kemi po s’i themi, por ata që kanë parë dosjen kanë thënë që s’ka fakte. Jo pak veta e kanë parë dosjen.

Nëse drejtori në detyrë i të gjitha shërbimeve sekrete të SHBA-së, thotë se unë kam parë dosjen për politikanët e Ballkanit dhe për filanin s’ka pasur për mua, e për rrjedhojë thotë se ke shërbyer si agjent i George Soros në Ballkan.

A mendon ti se ky njeri, së paku nëse kandidon Donald Trump, është kandidat për Ministër i Jashtëm, do investonte në këtë mënyrë” – tha Berisha.

Dite me Pare Berisha eshte shprehur se: Lidhur me shpalljen e tij non grata nga SHBA, ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se historia ka nisur nga Tirana.

Berisha ka akuzuar kryetarin e PS Rama se ka çuar dosje dhe gjithçka është një mashtrim.

Pjesë nga biseda në studio

Fevziu: Kryeministri Rama, ose kreu i PS po e marr tani nuk pati asnjë reagim për këtë çështje.

Berisha: Po pse të reagojë ai, ka çuar dosjet dhe kaq.

Fevziu: Nëse ka çuar dojset do të thotë ka diçka.

Berisha: Absolutisht mashtrim, le ta nxjerrin.

Fevziu: Ju po thoni që është Rama që e ka inicuar?

Berisha: Pa diskutim.

Fevziu: Nga Shqipëria?

Berisha: Po të mos nisej nga Shqipëria ajo… nuk janë zhvillime në Uashington.

Fevziu: Dhe DASH mund të mashtrojë nga dosjet e Ramës, duket akoma më e rëndë.

Berisha: Që i merr dosjet e qeverisë, i merr ajo,

Fevziu: Patjetër, por i shqyrton, nuk e merr vendimin mbi çdo lloj dosje.

Berisha: Po një gjë që nuk qëndron, nuk qëndron mor zotëri. Ja ta shohim në gjykatë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu