Sali Berisha në përkrahje të Ukrainës: Shqipëria të dëbojë ambasadorin rus, të anulohen vizat për rusët

0

sh-kryeministri Sali Berisha kërkoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën këtë të Martë. Në një prononcim për gazetarët në dalje të Kuvendit, nga ku u trensmetiua fjalimi i Presidentit të Ukrainëls Zelensky, Sali Berisha tha se Shqipëria duhet të largojë ambasadorin rus nga Tirana dhe njëkohësisht të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska.

Berisha mbështeti dhe kërkesën e Presidentit ukrainas duke kërkuar që për asnjë shtetas rus të mos jepen viza për të ardhur në Shqipëri dhe anulimin e atyre që janë dhënë.

Kritika lëshoi ndaj kryeministrit Edi Rama për mbështetjen e nismës “Ballkani i Hapur”. Nismë që sipas Berishës është anti-europiane, vendos hegjemoninë serbe në rajon dhe rrit influencën ruse.

“Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh, por dhe emocione të thella fjalimin e presidentit të Ukrainës, këtij vendi, këtij kombi që po martirizohet për lirinë e Europës dhe botës në një agresion barbar të Vladimir Putin, i cili theksoi se paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore, një Kain (Sipas Bilblës, Kaini është njeri i parë që ka kryer vëlla-vrasje) që ka shndërruar kombin e tij në Kainër që ekzekutojnë vëllezër fëmijët e tyre, gratë e tyre dhe djegin e shkatërrojnë shtëpitë e tyre. Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për ata që duan lirinë për ata që besojnë te liria dhe vlerat e saj. Siç jeni në dijeni që në ditët e para të agresionit, ne kemi ngritur zërin tonë në parlament për njihma konkrete të gjithanshme për këtë komb dhe këtë vend. Padyshim Shqipëria është rreshtuar në anën e NATO-s në OKB dhe ka dhënë ndihmesën e vet”, tha Berisha.

“Por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku na turpëroi sot është qëndrimi i dyzuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar. Në njërën anë votoi për dënimin e tij (i referohet votimit në OKB kundër agresioni rus) në Këshillin e Sigurimit dhe shpreh solidaritet me popullin e Ukrainës, por nga ana tjetër promovon projektin anti-europian të Ballkanit të hapur që i hap rrugë influencës ruse dhe hegjemonisë serbe në rajon. Ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju vrasës, përdhunues, Kainër, pasi kryenë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për të marrë veten. Kjo ishte një fyerje për shqiptarët dhe nëse e ndoqët Zelensky-n kjo ishte dhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte kjo ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë? Kërkoj me urgjencë të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri. Po në këtë kontekst kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska, zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieje politike e diplomatike me Rusinë si dëshmi e një qëndrimi të papranueshëm me agresionin ndaj këtij vendi të lirë”, shtoi ai.

“Shpreh dhe njëherë solidaritetin dhe simpatinë time më të thellë për Ukrainën, presidentin dhe popullin e saj. Lavdi Ukrainës”, e mbylli reagimin ish-kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu