Edhe zar edhe zagar

0
Shkruan Zef Ndreka
Këto ditët e fundit, Artan Hoxha, ky spiun, ka filluar të bëhet militant dhe t’a pasurojë fjalorin nga Kongesi i vullnetarëve të Saliut e këtej. Ditët e fundit ky analist
ka filluar edhe të nënqeshë, të tund kokën si klloun nëpër studio, dhe të bëjë ironi!
Madje, në kongres, përmendi mbeturinat fekale në foltorën e sajë, përballë kongresistëve salikratë, sikur çfarë po thoshte!
Dhe kongresistët, vullnetarë të Saliut e shpërblyen me duartrokitje!
Ky spiun, që e përdoret si analist nuk është gjë tjetër, veçse një njëri fallco, bosh dhe pa vlerë. Pa asnjë ide politike! Në çdo dalje ka vetëm një fjalor, një varfëri që turpëron vetën dhe krahun politik që mbron. Është i lexueshem tashmë. Të gjithë e dijnë çfarë do të thotë, s’ka më asgjë të re për të thënë.
Sigurisht që e mundon shumë, por bën sikur e ka harruar atë zbritjen spektakolare nga makina që e dërgonte drejtpërdrejtë në Presidencë. Bën sikur e ka harruar përjashtimin spektakolarë nga lista si kandidat për president dhe turpërimin që i bëri Berisha dhe PD-ja, sapo PS-ja i përmendi pseudonimin si agjent i sigurimit të shtetit.
Dhe ky “analist”, e di mirë se Berisha duke patur dosjet e tij, ia shkel lehtësisht bishtin dhe e përdor si t’i teket, si t’i interesojë! E përdor si zar dhe si zagar!
Vetëm për këtë vlen!
Edhe gjuetarët, kur dalin për gjah, përdorin zagarët për të bërë zhurmë e për të ngritur gjahun.
Këtë punë Artan Hoxha duket se e bën pa kënaqësi e pasion, por i detyruar, sepse është i zënë mat dhe i bërë pis. Misionin e vazhdon edhe pse e bën keq e në dëm të Shqipërisë!
Akoma nuk po e kupton se përdorimi po e turpëron me keq?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu