Sali Berisha lëshon “predhën”: PD do e hapë derën për Yuri nëse u kërkon falje demokratëve

0

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim e ka derën e hapur në Partinë Demokratike nëse u kërkon falje demokratëve. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha. Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Berisha tha se Kim duhet tu kërkojë falje demokratëve për deklarimin se “Një parti nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”.

“Dera është e hapur për të gjithë përfaqësuesit e vendeve mike. Zonja Kim duhet t’u kërkojë falje demokratëve për barin që përmendi, ajo ka fyer rëndë demokratët”, tha Berisha.

Berisha ka komentuar edhe Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 18 dhjetor nga Lulzim Basha. Berisha tha se nëse gjykata e pranon edhe 18 dhjetorin, ata nuk do ta njohin. Sipas tij, një vendim i tillë do të zhbënte pluralizmin politik.

“Sigurisht që nuk mund të njihet. Sigurisht që unë njoh statutin që kam dërguar dhe që ka njohur gjykata dhe ai është statuti i PD. Nëse gjykata merr përsipër të zhbëjë pluralizmin politik në Shqipëri, ai është një vendim antihistorik me të cilin sigurisht do të përballet me pasojat, ai që organizon këtë”, tha Berisha në ‘Zonë e Lirë’.

Gjykata Tiranë regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike.

Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokratike kanë mbajtur mbledhjen e parë të grupit parlamentar pas dorëheqjes së Luzlim Bashës. Për herë të parë mori marrë pjesë edhe Sali Berisha, megjithëse është përjashtuar nga grupi që prej 9 shtatorit, pasi është shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Enkelejd Alibeaj i ka bërë të qartë ish-kryeministrit se është i paftuar dhe se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Alibeaj i tha Berishës se një person i shpallur ‘non grata’ nuk mund të drejtojë Partinë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu