Sali Berisha i kërkon besë Guri Leklotit në ambasadën amerikane!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Komanda nga Uashingtoni ka ardhur në SPAK. 4 Klanet Mafioze në burg. Altin Dumani, normalisht do arrestojë të parin atë që ka më shumë krime përbri emrit dhe që ushtrinë e ka më të sakatuar se 3 të tjerët nga betejat anti-amerikane, Sali Berishën.

Shërbimet ruse e kishin paraparë edhe këtë strategji.

Jo vetëm kishin ndërlidhur rrënjët nëpër shtresa trazimesh përmes shefit të FBI-së për New York, Charles McGonigal, ish kryeministrit britanik Tony Blair, fondacionit Soros, por kishin lidhur në seri 4 Klanet Mafioze, njëlloj si minatorët, kallëpet e dinamitit.

I bie që Klani i Saliut është i lidhur me “fitil” ndezës me Ilir Metën, Erion Veliajn, Edi Ramën e çdo mafioz nga Tirana, Kina, Rusia, Turqia e bota arabe; aq sa shpresat kanë dalë lakuriq e presin minutat kur del ndonjë rreze dielli t’i ngrohë.

Kështu po më thoshte në mëngjes herët, një prokuror i SPAK-ut.

Ka 4 ditë që pret minutën kur Guri Lekloti të lëshoi një rreze dielli andej nga rruga e Elbasanit, pra, të dalë të gjuajë me gurë mafien, të lëshoi në Facebook një deklaratë nga zyra e shtypit e ambasadës, mbi njërin nga 4 Klanet Mafioze, atë të Saliut.

Por nuk kanë asnjë faj, as Guri, as guralecët që na ngatërrohen nëpër këmbë, pasuri dhe liri, sepse situata nuk është e thjeshtë, siç na i lexonte hartimet dikur ambasadori Donald Lu, pasi Sali Berisha nuk qënka thjeshtë krye mafiozi i një klani, por një kamikaz i lidhur me 3 Klanet e tjera, që sot vë në vështirësi edhe diplomacinë.

Në optikën se Spider-Man-ët e SPAK-ut dhe të diplomacisë duhet të performojnë vetëm në skena fshati, larg dritave e pasarelave te 4 Klaneve Mafioze, të vijnë pa leje secila nga fjalët më të pafytyra të 50 000 fjalëve të fjalorit, e ti nuk ke moral t’i thuash asnjërës; ik zhduku, duhet të ruajmë etikën.

Meqë jemi tek etika dhe na kaloi nëpër rreshta ambasadori Lu, njëri ndër më korrektët, emrin e të cilit media anti mafie e ka përmendur vetëm për punë të mira, ashtu siç shpresojmë të sillemi edhe me të riun, normalisht, pasi të pastrojë tubacionet e “haleve” që Babloku ka deklaruar se ka lidhur nga kryeministria, Bashkia e Tiranës, sportelet ku përcakton kualifikimet e shqiptarëve për lëvizje në Amerikë e deri tek shkarkesat e pasurive jashtë vendit, le të vendosim një fundore poshtë 4 Klaneve Mafioze e 20 familjeve kriminale.

Klani nr. 1 është Saliu.

Familjet e këtij klani, të cilat nuk u lexuan kurrë nga ambasada, dalin sipas shënimeve të Donald Lu, të jenë pesë, e sipas gjasave janë familjet Malltezi, Mediu, Imami dhe Rruli, pas të cilave, ka shumë ish ministra, qeveritarë, politikanë e milionerë pa ngjyrë partie, thuajse të tërë ende me viza amerikane në xhep dhe të njohur edhe si filantropë, duke ndihmuar jo rrallë shtresat e varfra për vota në raste fushatash, e në rastet e nevojave të përditshmërisë, edhe për bukë goje.

Në 3 Klanet e tjera kemi edhe 15 familje kriminale, ndaj Saliu sot, është në besë të Guri Leklotit, si do ta zoografisë ai deklaratën e vonuar, por të detyruar, për të mos dëmtuar shumë Edi Ramën.

Se po, nëse ndizet fitili i Saliut, shpërthejnë edhe 3 Klanet e tjera mafioze.

Meqë jemi tek shpërthimet, ne të mediave e kemi zgjidhur thjeshtë. Rrimë me njëri-tjetrin, pimë kafe, njëra skuadër ruan mafien, tjetra drejtësinë dhe fjalën nga rrezatimet, pastaj ndjekim sinoptikanët e betohemi se do luftojmë si dikur partizanët me gjermanët, pa plumba, pa viktima, vetëm me statistika, pasi pushtuesit janë më të fortë.

Kolegët gazetarë që kanë vila, pasuri, shkopinj bejsbolli, lidhje gjithandej dhe viza amerikane, si mafiozët, s’mund të jenë ndryshe, le të kujdesen që Guri Lekloti të mos e ndezë fitilin e Saliut shpejt, se do të shpërthejnë edhe Iliri, Erioni dhe Edi, e do bëhet dëm e tym i madh, kurse ne, “partizanët” e fjalës së lirë, që kemi lidhur lajmin e idealin me gjalmë, “luftojmë” nga “frëngjitë” tona, megjithëse e dimë si ‘një e një bëjnë dy’, se secili lojtar potent në fushën e politikës, është më pleh se tjetri.

Me lugën në kos e kohën në kaos, janë të tërë.

Përplasjet mes fiseve dhe zgjidhjet e fisme, po ecin në një rrugë të ngushtë, hap më hap, duke u shtyrë drejt ndëshkimit për fajet, që fatkeqësisht ende i peshojnë mëkatarët që freskohen nën hijen e 4 Klaneve Mafioze, ndaj nuk është shumë e habitshme pse Sali Berisha me 4 kallëpe “dinamiti” në trup, i kërkon besë Guri Leklotit në ambasadën amerikane!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu