Promovimi i librit “2000 vjet Krishtënim te Shqiptarët”, studime historike

0

Shkruan Ndoc M. Shaben

Në një nga ambientet e bukura të hotelit të gjuetisë në Lezhë u bë promovimi i librit “2000 vjet Krishtnim te Shqiptarët”; një libër i pari dhe i vetmi në llojin e vet.

Më 02.12.2023, në orën 13:00, pranë Hotelit të Gjuetisë, në Ishull-Lezhë, mes miqsh të mirë studiues nga Kosova e Shqipëria e diaspora u bë promovimi i librit “2000 VJET KRISHTËRIM TE SHQIPTARËT.” Është ky një botim mjaft cilësor me 36 punime, të historianëve europianë me shumë reputacion si: Noel Malcolm, Robert Elsie, Peter Bartl, Antonio Bellusci, John Mc’Caffrey, Konrad Clewing, Ercole Lupinacci, Odile Daniel e Peter Markus, por edhe emra të njohur të botës akademike shqiptare, si: Imzot Mark Sopi, Jahja Drançolli, Mark Krasniqi, Ymer Jaka, Kristo Frashëri, Ramadan Sokoli, Dom-Nike Ukgjini , Ndue Oroshi, Bejtullah Destani, Bardhyl Demiraj etj.
Këto 36 tema studimore janë produkt i Simpoziumit të madh shkencor, që është mbajtur më 5 dhe 6 shtator të vitit 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës.

Botimi i këtyre materialeve në një vepër të plotë është bërë i mundur nga Z. Kristè Coli , inicues dhe kryetar i këshillit organizativ të këtij simpoziumi dhe njëherit anëtar i këshillit botues, Z. Ahmet Asani anëtar i këshillit botues dhe bashkëkryetar I simpoziumit të vitit 1998, Alfred Beka, drejtor i shtëpisë botuese “ Jakup Ceraja”, Nexhat Haziri, anëtar i këshillit botues të gjithë të denjë për një sipërmarrje të tillë me karakter mbarëkombëtar e ndërkombëtar. Krishtërimin nuk e trajtojmë këtu si besim, si doktrinë dhe ky është dhe mesazhi që përcjell ky libër. Por e trajtojmë si qytetërim, si normë morale, si kulturë.”
“Ne ja arritëm qëllimit që të përhapim lajmin e mirë se të krishterët e parë në Europë kanë qenë paardhësit tanë dhe ky lajm u përhap nga goja e shkencëtarëve, dhe nga goja e mysafirëve sepse atje kanë qenë 1 mijë veta prezentë.”
“Libri që e kemi këtu trajton një moment me shumë domethënie për kombet e dy shteteve tona, Jubileun e 2 mijë vjeçarit të krishtërimit të shqiptarëve.”

Ky aktivitet mbarëkombëtar u hap me nje minut heshtje në nderim të disa prej autorëve të kumtesave të këtij libri që kanë ndërruar jetë.
Në hapje të aktivitetit fjalën e mori Ipezhgvi i Lezhës Ottavio Vittale i cili vlerësoi kontributet e studiuesve për të nxjerrë në pah historinë e kombit shqiptar.
Historiani dhe bashkëorganizuesi Paulin Zefi foli për momente të historisë jo vëtm të krishtërimit ndër shqiptarët.
Recensioni i librit i Emin Azemi u përcoll nga Nexhat Haziri i cili tha se ky libër është ngritë mbi një arkitekturë solide-përmbajtësore duke përthithë vlerat më të arrira të mendimit shkencor shqiptar dhe të huaj mbi fermentin e vetëdijes identitare të shqiptarëve përmes thelbit të kulturës shpirtërore e materiale kristiane.
Historiani dhe arkeologu Gjergj Kristo Frashëri tha se ky libër tërheq vemendjen si kryqi I krishtere i mvehtësuar shqiptar në shekullin e 14-të.

Përshëndeti edhe Nertila Haxhia – shefe e Departamentit të historiës të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Të pranishmit I përshëndeti edhe botuesi Alfred Beka I shtëpise botuese “Jakup Ceraja”.
Kristë Coli, kryetar I këshillit organizator të simpoziumit ndërkombëtar falënderoi pjesëmarrësit në këtë event, vlerësoi punën e madhe në organizimin e këtij simpoziumi si dhe bashkëharmonizimin e grupit të punës në botimin e librit I cili në të ardhmen do të botohet edhe në gjuhë të tjera të botës.
Eventi u shoqërua me një performancë muzikore në pjano nga Merald Shtalbi.
Në fund të pranishmit u shërbyen me nji koktej shtruar nga pronari i hotelit Viktor Jushi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu