Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ për datën e zgjedhjeve! Demokratët kanë refuzuar ftesën

0

Presidenti Bajram Begaj vijon sot diskutimet lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare pranverën e ardhshme.

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj

Tirane- Presidenti Bajram Begaj do vijojë sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025.

.Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzohej konsultimet duke e akuzuar se ishin farse. pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.

Takimi me përfaqësuesit e PS-së është në orën 11:30. Më pas Presidenti Begaj pret në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Më 21 nëntor presidenti pati takim me aleatin e PD-së, Partinë e Lirisë, që zgjodhën të pranojnë uljen në tryezën e Begajt për datën e zgjedhjeve. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë. Për të nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve:

Një ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu