Policia e Kosovës pengon kamionët që furnizohen në Shqipëri

0

Hatërmbetja e Albin Kurtit ndaj Edi Ramës po merr përmasa që askush nuk do t’i dëshironte. Policia e Kosovës pothuajse po bën bllokadë në kufirin mes dy vendeve duke penguar lëvizjen e mallrave.

Kamionët edhe me targa të Kosovës qëndrojnë në pritje mbi katër orë për një vulë të cilën rëndom e blejnë me pagesa nën dorë.

Shoferët thanë se kanë orë që presin për të kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës, ndërsa në sportele po marrin më shumë kohë se zakonisht.

“Kam 4 orë, kemi për të marrë vetëm një vulë. Shokë të mi kanë 7 orë, para 20 vitesh ka ndodh edhe tani”, tha njëri prej shoferëve.

“Këtu nuk ka kontroll fizik, vetëm vula, mbarum vallaj, vapë”, tha një tjetër shofer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu